VLORË- Banorë të 7 pallateve në lagjen "Uji i Ftohtë" në Vlorë prej 10 ditësh janë pa ujë të pijshëm. Ata shprehen se janë ankuar në Drejtorinë̈ e Ujësjellësit, por problemi nuk është zgjidhur.
“Shkojmë dhe mbushim ujë ku të ketë, më shumë blejmë, s’kemi për të larë enët, lëre për në tualet, kemi 50 e sa vite këtu, në këtë pallat”
“Çdo behar vuajmë për ujë, nuk është zgjidhur”
“Kemi pasur ujë para 10 ditësh, po jo ujë, sa një gisht sa për të larë sytë, jo për të bërë dush, u kishte dalë një problem, shkuam e riparuan natën, në mëngjes u hapën uji, kur në një kohë, që ajo ditë nuk na ka ardhur ujë. Ose nuk kanë hapur saraçineskat e sakta plus që këto janë linja që e Italisë”, tregojnë banorët.
Një tjetër banor që ka prindërit e sëmurë në shtëpi, shprehet se problemet me furnizmin me ujë kanë filluar që në prill, por tashmë situata është më kritike për shkak dhe të temperaturave të larta.
“Unë për vete kemi që në prill pa ujë, jemi ankuar, vijnë, dërgojnë punëtorë dhe mbyllet, sa e shohin dhe ikin, brefotrofi është pa ujë, janë 2 pallatet aty”, tregon një tjetër.
Ndërkohë uji mungon dhe në Shtëpinë e Foshnjës që ndodhet në këtë zonë, ndërsa drejtoresha jashtë kamerës tha se po furnizohen me autobote. Të kontaktuar me telefon zyrtarët e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë, thanë se nuk kanë gjetur defektin edhe pse kanë kaluar 10 ditë....
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.9%
-
Jo
18.7%
-
Ndoshta
10.4%
Vota total: 584
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Ndërtoi 1 beach-bar dhe 3 dhoma plazhi në Borsh, arrestohet himarioti
22 Korrik, 11:24
-
Mero Baze: Pesë tipologjitë e sulmeve ndaj turizmit që përsëriten çdo vit
21 Korrik, 21:39
-
Bllokohen 40 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë, Policia bën bilancin javor: 100 mijë lekë gjobë 13 prej drejtuesve, rrezikuan jetën e pushuesve
21 Korrik, 13:02
-
Shiste drogë në lokalet e natës në Sarandë, pranga të riut nga Tirana! U kap me kokainë në makinë
20 Korrik, 19:23
-
VIDEO/ Yjet e muzikës botërore, vajzat e grupit ‘ABBA’ shijojnë pushimet në Sarandë
20 Korrik, 18:50
-
Balla inspektim në Himarë: Bëjmë gjithçka të garantojmë paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhe
20 Korrik, 15:05
-
Vlorë/ Trafikimi i makinave luksoze me vlerë 280 mijë euro, arrestohet edhe një 33-vjeçar
20 Korrik, 14:55
-
Zgjedhjet në Himarë/ 23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote! KQZ miraton numrin e fletëve të votimit
20 Korrik, 13:00
-
Vlorë/ Mbante armë zjarri fshehur në banesë, në pranga 30 vjeçari
20 Korrik, 12:13
-
I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 58-vjeçari në Vlorë (EMRI)
20 Korrik, 11:24
-
Sezoni turistik/ Fluks udhëtarësh në portet e Durrësit e Vlorës! Për korrikun qindra pasagjerë më shumë se vjet
20 Korrik, 09:12
-
Besnikët e plazhit në Zvërnec, italianë e kosovarë! Surprizë polakët
19 Korrik, 15:00