Në kulmin e tensioneve me Perëndimin, Kurti viziton sot Turqinë dhe takon Erdoganin

Në kulmin e tensioneve me Perëndimin, Kurti viziton sot Turqinë dhe takon Erdoganin

Kurti dhe Erdogan

U desh një tërheqje vëmendje, vënie kushtesh për aprovimin e marrëveshjes të asociacionit nga ana e kryeministrit të Kosovës për t’u ndjerë një bllokadë mes Kurtit dhe Perëndimit. Dhe duket se fill pasi provoi këtë, Kurti njoftoi një takim me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe se do të niset sot drejt Turqisë. Ka qenë ndoshta një lëvizje diplomatike dhe aspak rastësore, vizita e Kurtit në Ankara një ditë pasi bëri shtroi në sallën e Kuvendit të Kosovës 6 kushtet për aprovimin e asociacionit të cilat Vuçiç i cilësoi si përralla. 

Duke marrë shkasë nga ndikimi i Turqisë në Beograd, duket se Kurti ka nisur të kërkojë përkrahje gjetkë BE-së dhe SHBA-ve, aq më tepër pasi kjo e fundit refuzoi aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Pas takimit dhe darkës së punës, Kurti dhe Erdogan do të japin një konferencë të përbashkët për media.

Kujtojmë se ditën e djeshme, u zhvillua një seancë plenare e jashtëzakonshme në Prishtinë dhe Beograd, ku në secilin parlament ushtrohej presion nga opozita lidhur me dialogun mes dy vendeve. Kryefjalë në Kuvendet e secilit shtet, dy liderët e vendeve, Kurti në Kosovë dhe Vuçiç në Serbi dhanë llogari për ecurinë e dialogut, prishtmëritë por edhe se çfarë pritet nga plani franko-gjerman. Qysh në krye të herës, Kurti ka qenë kundër asociacionit, ndërsa për herë të parë, dje ka ndryshuar komplet strategjinë, nëse kemi të bëjmë me një strategji, pasi sipas Presidentit Vuçiç, për dialogun ka një presion të madh nga ndërkombëtarët. Kreu i shtetit serb, bëri me dije se nuk e ka plotfuqinë apo tagrin e duhur të propozojë plotësisht planin franko-gjerman. Një arsye supozohet të jetë mungesa e guximit, siç citohet të ketë thënë në sallën e Kuvendit dhe arsyeja e dytë, pasi ka një presion nga ndërkombëtarët që ky plan të jetë ende në copa të vogla deri në një moment të dytë. Deri më tani janë publikuar vetëm 9 pika zyrtarisht. 

Lajmi në përditësim... 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes