Në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, Kosova për dy javët e ardhshme bizneset jo thelbësore, kafenetë dhe restorantet do të mbyllin dyert për qytetarët duke ofruar shërbime ‘merr me vete’ ose’ dërgesë në shtëpi’.
Pronarët e restoranteve të pakënaqur nga kjo ide, njëjtë si në shumë vende të Evropës janë shprehur kundër. Njëjtë si pronari i këtij restoranti në Prishtinë i cili ka mbushur të gjithë restorantin me klientë, jo të vërtetë por manekinë, duke theksuar edhe njëherë se pandemia dhe kufizimet nuk e ndalojnë punën e tyre.
“Punën nuk mund të na e marrë askush! Klientët janë ata që na japin vullnet të punojmë. Ne duam të punojmë dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë në sigurimin e vaksinave për stafin tonë. Zgjidhja tani më ekziston! Vaksina”, thuhet në postimin e vaksinës.