"Ne kurrë nuk zgjodhëm këtë" është ekspozita në të cilën do të shfaqen vepra të realizuara nga anëtarë të kampit Moria, të ishullin grek të Lesbosit.
Fitimet do të shkojnë për projektin “Shpresa”, një nismë që promovon më shumë dinjitet refugjatët dhe që synon të ndryshojë mënyrën se si shihen ata nga sytë e të tjerëve.
Sipas "The Guardian", 9 piktura do të ekspozohen te kisha e Saint James, Piccadilly, në Londër nga data 6 dhe 17 janar të vitit 2020.
Ndërsa shtëpia e ankandeve “Christie’s” do të organizojë një ankand bamirësie më 13 janar.
Kujtojmë që të drejtat e refugjatëve në vende të ndryshme të botës nuk respektohen dhe në shumë raste ata përjetojnë dhunë fizike, verbale deri në luftën për mbijetesë.