Ndeshja Laçi-Kukësi, tentohet të goditet arbitri, ndërhyn policia

Ndeshja Laçi-Kukësi, tentohet të goditet arbitri, ndërhyn policia

Ndeshja Laçi-Kukësi

Arbitri i ndeshjes Laçi-Kukësi, Kreshnik Bajramaj, është tentuar ditët e sotme të goditet nga drejtues të ekipit vendas. Kjo për shkak të disa vendimeve të marra nga ai që nuk janë pëlqyer nga Laçi.

Burime në vendngjarje bëjnë me dije për Report Tv se policia ka ndërhyrë për të shmangur një situatë të agravuar, ndërkohë që gjatë kësaj kohe arbitri është ofenduar nga personat që gjendeshin në tunel.

Vlen për t’u theksuar se ndeshja është fituar 3-2 nga ekipi i Laçit, ndërsa me kuriozitet pritet vendimi i komisionit të Disiplinës për këtë rast.

Arbitri i ndeshjes Laçi-Kukësi, Kreshnik Bajramaj

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki