SHKODËR-  Një 43-vjeçar me iniciale K.K ka rënë në pranga të policisë pasi u kap me një pistoletë, një krehër dhe disa fishkë.

43-vjeçari nga fshati “Muriqan”, u arrestua në një lokal të zonës.

Mësohet se i arrestuari nuk është një emrër i panjohur për Policinë, pasi rezulton bashkëpunëtor në disa vjedhje në Shkodër dhe në Malin e Zi.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim edhe me autoritetet malazeze, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.