Në makinë i dehur dhe me armë me vete, prangoset nga 'Shqiponjat' 23-vjeçari

Në makinë i dehur dhe me armë me vete, prangoset nga 'Shqiponjat' 23-vjeçari

Foto ilustruese

Një 23-vjeçar është arrestuar sot nga "Shqiponjat" dhe Komisariati i Policisë Nr. 2 pasi është kapur në flagrancë teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe iu gjet armë në makinë.  

Julian Gjoshi banues në Shijak është me precedentë të mëparëshëm penalë për "Armëmbajtja pa leje". Policia e Tiranës njofton gjithashtu se një 24-vjeçar, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

"Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, Forca e Posaçme "Shqiponjat", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka arrestuar në flagrancë shtetasin:   J. Gj., 23 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale  Kapja e këtij shtetasi u bë në bulevardin "Gjergj Fishta", gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l.  Shërbimet e Policisë kishin marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Ford" me drejtues shtetasin J. Gj. dhe pasagjer shtetasin E. B., poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip "Beretta" dhe 10 fishekë", thuhet ndër të tjera në njoftimin e uniformave blu të kryeqytetit.

1611051251_arma.jpeg

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë