Për prerjet e pyjeve ka pasur 14 raste, ndërsa për dhunë në familje gjatë marsit ishin 236 raste ku është ndërhyrë, me 31 autorë të arrestuar si dhe 163 raste të urdhërave të mbrojtjes. Ndërkaq, policia tha se gjatë kësaj periudhe kishte kapur 72 armë zjarri, 1.202 municione, ku u regjistruan 93 vepra penale, me 104 autorë. Kanë ndodhur 172 aksidente rrugore me 16 të vdekur, ndërsa policia thotë se me qëllim parandalimin e tyre, janë maksimalizuar masat ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe Kodit Penal.
Për këtë qëllim, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 257 persona për shkeljet që parashikon ligji. Prej tyre, 146 persona janë arrestuar për “Drejtim automjeti pa leje drejtimi” dhe 43 për “Drejtim mjeti në gjendje të dehur". Një pjesë e të arrestuave janë dënuar me 10 ditë burg, kurse të tjerët u liruan.
Shkrimi u publikua sot (15.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)