Në maternitetin e Fierit gumëzhin jeta, në 10 ditët e para të prillit lindin 35 bebe

Edhe pse vendi përballet ne Covid -19, lajmi i gëzueshëm vjen nga materniteti i Fierit ku vetëm në 10 ditët e muajt prill kanë lindur 35 bebe të shëndetshme.

Në maternitetin e Fierit  për periudhën Janar -10 Prill kanë lindur 320 bebe, ndërsa në muajin Mars-10 prill në këtë maternitet kane lindur 122 foshnje.

Nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier, Ramadan Cepele tha për Report TV se në këtë situatë të vështirë, fatmirësisht ka dhe lajme të tilla të gëzueshme. Ai siguroi se fëmijët dhe nënat janë në gjendje shëndetësore shumë të mirë dhe se nuk është shënuar asnjë rast vdekje.

"Ky është një lajm i gëzueshëm pasi për vet faktin se këto muaj kanë qenë të vështirë për shkak të COVID-19. Vetëm në 10 ditët e para të muajit Prill ka patur 35 lindje, kurse për muajin Marsin kanë lindur  87 bebe. Gjatë këtyre lindjeve nuk ka patur ndonjë rast vdekje apo probleme", tha Cepele

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë