Rreth 50 fermerë banorë të fshatrave të Fierit janë mbledhur për të protestuar për ujin e pijshëm dhe vaditës para njësisë administrative Seman të Topojës. Ata thonë se prej vitesh pagujnë taksa për shërbimet e tyre dhe ato nuk kryhen. Në këtë mënyrë sipas tyre fermerët po shkojnë drejt fundosjes.

"S'kemi ujë të pijshëm, përse ndodh kjo?! Të gjithë ne paguajmë taksën për ujin,"-shprehet fillimisht një banor. Ndërkohë një tjetër deklaron: 'Ne me ato misra dhe fasule mbahemi. Ne po si prodhuam këto falimentojmë. Problemi i vaditjes këtu po bën 10 vite. E bllokojnë ujin me skrep. Fshatrat më parë ndërpresin ujin. Ata vadisin, ndërsa 9 fshatra këtij thahen, vetëm për dy persona. Dalin si të fortë dhe na thonë s'keni çfarë të na bëni. Mora dhe policinë në telefon.

O do vritemi ne ose ata. Nëse ata e lidhin atëherë na vjen uji. Një kanal është dhe ai i bërë në kohën e komunizmit. Problemi është keqmenazhimi."

Sakaq një tjetër fermer deklaron: "Kam mbjellë unë dy hektar misër plus dhe jonxhat e nuk kemi ujë për të vaditur. Po zihemi me shokët. Përse të zihem unë me shokët kur po paguajë taksat. Vjosa ka ujë, por nuk e menazhojnë mirë. Ky problem ka vite, por sivjet është më keq."

Mësohet se uji për këto 9 fshatra bllokohet në Hamil dhe më pas është e vështirë të shkojë në destinacion.