Një lajm qarkulloi ditën e sotme se sistemi TIMS nuk është rikthye ende në punë pas sulmit kibernetik, por kryeministri Edi Rama ka sqaruar se kjo nuk është e vërtetë. Referuar lajmit të Top Channel, Rama thotë se qeveria nuk po gënjen në këtë mes, por sistemi TIMS është rikthyer tashmë në funksion të plotë. Rama e cilëson këtë lajm si një festë tallavaje, për disa portale që s’duan t’ia dinë për infomimin e publikut.
“Kjo s'është ‘Festë për kriminelët’ po një festë tallavaje për ekrane e portale që s'duan t'ia dinë për publikun që i sheh e lexon, se për më shumë si psh për dinjitetin kombëtar është edhe gjynah t'iu kërkosh! Jo që s'po gënjen qeveria, po vetëm qeveria s'po gënjen në këtë mexhelis”, shkruan Rama.
Pas sulmit kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS, qeveria njoftoi dje se sistemi është rikthyer në të gjitha pikat kufitare të vendit tonë.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka publikuar një video nga aeroporti ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, nga sistemi i portave elektronike (e-gate), që përdoren për identifikimin elektronik të pasaportave. Çuçi shkruan se sistemi TIMS është në funksion të plotë, pasi E-gate nuk punon dot pa të. Ndërkohë, ai shton se lajmi që nuk punon është i pavërtetë.
"Live nga Rinasi. Ky është sistemi i portave elektronike (e-gate). E-gate nuk ka si punon pa TIMS dhe TIMS është 100% në punë qysh prej kur njoftuam publikisht. Të tjerat janë dizinformim i qëllimshëm ose nga përtacia po njësoj i dëmshëm për publikun", shkruan Çuçi.
-
Tani ka ngelur vetem qe ta hash nga mbrapa...!
Përgjigju -
Mos e nxehni kot Udheheqesin. Lereni te na tregoje si behet rakia. Se po i fut tani gjethen e molles "gelldup" brenda qe ta beje uzo!
Përgjigju -
Sufllaqen me qep apo pa qep, si e merrni?
Përgjigju -
Fabrikime te paverteta sepse duan te baltosin qeverine
Përgjigju-
Sufllaqja mire?
-
-
Tendenc vetem fake news sepse duan te baltosin qeverine
Përgjigju -
Per te ardhur keq me kto lajme,ky sistem su arrit kurr te vidhej
Përgjigju -
Ca thon kta aman sistemi tims nuk u vodh kurr nga kta
Përgjigju -
Nuk me duket lajm i vertet, sistemi tims sesht marr kurr nga ata
Përgjigju -
Sistemi tims edhe pse u sulmua nuk eshte marr kurr nga keta kriminel, per shkak te siguris qe ka sistemi yne
Përgjigju -
Po normal e brockulla nxjerrin shpifesit perher
Përgjigju -
Kishte dal dhe gazetarja huj tu thon qe spuno nderkoh qe ishte me jeshile mbrapa????????????
Përgjigju -
Kto mediat vetem shpifin
Përgjigju -
Mediat skan pune tjeter palidhje flasin
Përgjigju -
Po u rregulluan sistemet pse shpifin kot keta apo jan nga keto mediat e saliut
Përgjigju -
Me vjen keq per kete shpifje qe perhapin lajmet
Përgjigju -
Po qe dje ka funksionuar per mrekulli se marrim vesh se nga i gjejne kto lajme kta
Përgjigju -
Si gjithmone mediat vetem sa trazojne situatat ne vend!
Përgjigju -
E verteta ka dale dhe fjala e Rames vihet ne dyshim
Përgjigju -
Fjalet e Rames nuk mund ti pergenjeshtrojne disa palo gazetare
Përgjigju -
Po ku e di media se cfare po ndodh. Perderisa ju thate qe gjerat i jane rikthyer normalitetit atehere , kjo eshte e verteta
Përgjigju -
Mediat duan qe te pergenjeshtrojne gjerat keshtuqe, ju vazhdoni punen zoti rama
Përgjigju










Komente
Komento