Sulmi kibernetik i Iranit, rikthehet sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare, Rama: S'pati asnjë rrjedhje serioze të dhënash! Shqipëria ka rezistuar më së miri

TIRANË- Pas më shumë se 24 orësh ndërprerje si pasojë e sulmit kibernetik të Iranit, sistemi TIMS është rikthyer në normalitet në të gjitha pikat kufitare të vendit tonë. Sistemi TIMS është rikthyer në funksion të plotë në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, ku tashmë regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve do të bëhet përmes tij dhe qytetarët nuk do të jenë të detyruar të presin në radhë të gjata.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë me dije se sistemi që përdor Policia e Shtetit rezulton t’i jetë kthyer normalitetit edhe në pikat kufitare të Kapshticës, Kakavijës, Hanit të Hotit, Muriqanit, Morinës dhe Qafë-Thanës. Ndërkohë disa orë më vonë sistemi TIMS u rikthye edhe në Portin e Durrësit dhe të Vlorës. Për rikthimin e tij në normalitet të plotë, u punua bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për rikthimin e sistemit ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ka theksuar se pavarësisht sulmit, agresori nuk ia ka arritur qëllimit, ndërsa siguron se nuk ka pasur asnjë rrjedhje serioze të dhënash. Kreu i qeverisë pati edhe një koment për të gjithë kritikët, duke thënë se Shqipëria i rezistoi më së miri këtyre sulmeve, falë edhe mbështetjes së aleates më të madhe të vendit tonë, SHBA-së.

“Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm!”, shkroi Rama.

Sistemi TIMS në vendin tonë rë pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit të premten në mbrëmje. Sulmi kibernetik shkaktoi radhë në të gjitha pikat kufitare në vend, ndërsa regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve të qytetarëve dhe mjeteve u bë me regjistër me shkrim. Radhë të gjata u shkaktuan edhe në aeroportin e Rinasit, por kreu i Aviacionit Civil, Maksim Et’Hemaj tha në Report Tv se nuk është anuluar asnjë fluturim. Për arsye sigurie, pas sulmit kibernetik, serverat e TIMS u fikën, njëjtë si ndodhi edhe në rastin e sulmit që iu bë e-Albania, me qëllim për t’i shkëputur nga rrjeti derisa u rikuperuan ditën e sotme.

Sulmi kibernetik i Iranit u dënua ashpër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë garantoi mbështetjen për vendin tonë dhe tha se punuan sëbashku për të rikthyer në normalitet sistemin. 

Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga “provat e pakundërshtueshme”, siç vetë Rama e bëri të ditur, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike. Ky vendim është mbështetet nga shtetet aleate, teksa Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione për Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit (MOIS) dhe Esmail Khatib, Ministrin për aktivitetet kibernetike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:43
U bllokua nga sulmi kibernetik i Iranit, rikthehet pjesërisht sistemi TIMS në Durrës

Pasi u bllokua nga sulmi kibernetik nga Irani, sistemi TIMS është rikthyer në Durrës. Sistemi TIMS funksional në Rinas, Morinë, Kakavijë, Kapshticë, Hani i Hotit, Muriqan e Qafë Thanë, ndërsa nuk është rikthyer ende në Portin e Vlorës.

Ora 14:55
Rikthehet sistemi TIMS në pikën kufitare të Qafë Thanës

1659013874_radhee.JPG

Sistemi TIMS është rikthyer edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës, por jo në funksion të plotë. Vetëm në disa kompjuterë po punon sistemi ndërsa në të tjerë vijon puna për të bërë të mundur funksionimin e plotë. Gjatë kësaj kohe po punohej manualisht.

Ora 13:18
Sistemi TIMS rikthehet në pikat kufitare, Rama: Nuk pati asnjë rrjedhje serioze të dhënash

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sistemi TIMS është rikthyer në pikat kufitare që prej mëngjesit të sotëm duke sqaruar se nuk ka pasur asnjë rrjedhje serioze të dhënash. 

“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash!

Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm!”, shkroi Rama.

Ora 11:15
Sistemi kibernetik, Ministri i Brendshëm: Po punojnë për ta rikthyer sistemin TIMS në disa prej pikave! Falënderoj SHBA për mbështetjen

1662547531_Screenshot1.png

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka konfirmuar se sistemi TIMS është rikthyer në 6 pika kufitare. Ai thekson se po punohet për ta vënë në punë edhe në pikat e tjera. Çuçi shprehet se edhe në këtë rast SHBA ka mbështetur Shqipërinë, ndërsa po punojnë për ta bërë sa më të sigurt sistemin.

“Përgëzime ekipit të IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për punën pa ndërprerje që nga minuta e parë e sulmit kibernetik, për të rivënë në funksionim sistemet tona dhe veçanërisht atë TIMS. Gjithashtu falënderoj partnerët amerikanë që kanë qenë pranë edhe në këtë rast e po bëjnë çdo përpjekje për ta bërë Shqipërinë sa më të sigurt. Prej mesnatës sistemi TIMS është rikthyer në funksion të plotë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas. Po kështu është rivënë në punë edhe në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë. Aktualisht ekspertët tanë po vijojnë punën e pandërprerë për rikthimin e sistemit TIMS në Pikat e tjera të Kalimit Kufitar si dhe po marrin masat nevojshme për të mos pasur më ndërprerje. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që janë ndeshur me vonesa. Ne kemi punuar prej momentit të parë kur u detektua sulmi kibernetik, për të garantuar mbi të gjitha paprekshmërinë e të dhënave dhe më pas për rikthimin në normalitet në kohën më të shpejtë të mundshme”, tha

Ora 09:20
Pa sistem TIMS në pikën kufitare të Morinës, s’ka fluks! Qytetarët kalojnë pa kontrolle për shkak të marrëveshjes mes dy vendeve

 

Në pikën kufitare të Morinës sistemi TIMS ende nuk është rikthyer në funksion. Por në këtë pikë kufitare nuk paraqitet radhë për shkak të marrëveshjes mes qeverive të dy vendeve, Shqipëri-Kosovë, për të kaluar pa kontrolle për sezonin turistik. Ka fluks lëvizjesh të mjeteve dhe qytetarëve të Kosovës që po kalojnë kufirin drejt Shqipërisë pa kontrolle.

Ora 09:05
Në Portin e Durrësit e të Vlorës ende nuk është rikthyer sistemi TIMS, punohet në mënyrë manuale

Sistemi TIMS ende nuk është rikthyer në Portin e Durrësit dhe atë të Vlorës. Report Tv mëson se po punohet në mënyrë manuale. Në Portin e Durrësit këtë mëngjes nuk ka patur probleme. Burime nga porti bëjnë me dije se nuk ka patur shumë udhëtarë dhe automjete dhe është punuar me kapacitet të plotë, pra me 20 sportele.

Ora 08:59
I bllokuar nga sulmi kibernetik, rikthehet sistemi TIMS në Kapshticë, në pikën kufitare të Qafë Thanës ende

Rikthehet sistemi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës por jo në atë të Qafë Thanës. Sipas informacioneve nga Autoritetet Doganore bëhet e ditur se aktualisht në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka sistem, por është i ngadaltë. Ndërsa sa i përket situatës së automjeteve në këtë pikë është normale. Por në pikën kufitare të Qafë Thanës nuk është rikthyer ende sistemi.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hansi: 13/09/2022 14:34

    Keto te opozites me vjen keq qe kenaqen me fatkeqesine qe na ndodh

    Përgjigju
  • koli: 12/09/2022 08:51

    Ka dyshime qe e ben greku!

    Përgjigju
  • Moti: 11/09/2022 23:02

    Kur ra martina e pare/e-Ramen as nji qime b.. sja pane /Edhe tani me martine e dite/Irani kot ja futi, qe i placne site. Kur te bjere ajo e trete, e dini vete. Morali i fabules:na sulmon armiku po deme nuk ka (???) Ne krye te kesaj pune ne kemi jo pak por .... nje piktor! Hajde dhe thuaj qe nuk ka faje Sala.

    Përgjigju
  • Era: 11/09/2022 20:19

    Se kuptoj arsyen e sulmit po sa mire qe sja kane dal te marrin asnje te dhene

    Përgjigju
  • redi: 11/09/2022 19:25

    keni punuar shum z. rama per te arritur qellimin e mos vjedhjes se te dhenave

    Përgjigju
  • titina: 11/09/2022 19:24

    shpresoj qe cdo gje te marre fund njehere e mire

    Përgjigju
  • Byrektore: 11/09/2022 18:41

    Shif Sufllaqexhinjt si komentojne ne rrjesht

    Përgjigju
    • Hahaha: 11/09/2022 21:01

      Eshte 1 me shume profile

  • Sara: 11/09/2022 18:10

    Keni bere nje pune vertet te mir duke e kthyer sa me pare sistemin tims ne pune

    Përgjigju
  • Koli: 11/09/2022 18:09

    Ishte e sigurte qe do e kthenit ne pune me patjeter ju lumte

    Përgjigju
  • Vladi: 11/09/2022 17:42

    Pergezime qe ja arrite ta perballoni me sukses dhe kete sulm

    Përgjigju
  • Jani: 11/09/2022 17:42

    Pune shume e mir nga qeveria qe perballoi sulmin e dyt kibernetik

    Përgjigju
  • Koli: 11/09/2022 17:41

    Me punen tuaj dite e nate keni arritur te forconi shume sistemin mbrojtes qe sdo lejoj sulme te tilla te na demtojn

    Përgjigju
  • Grei: 11/09/2022 17:40

    Sulme qe nuk ia kan arritur qellimit fal sistemeve mbrojtese.

    Përgjigju
  • Henri: 11/09/2022 17:33

    Po shyqyr qe mbaroi dhe sndodhi hataja se keshtu si po behet situata keto sulme jane me te rrezikshme se me pare

    Përgjigju
  • Abi: 11/09/2022 17:32

    Fatmiresisht cdogje u kthye ne normalitet fale punes suaj

    Përgjigju
  • Kosta: 11/09/2022 17:30

    Shpresoj te zgjidhet edhe kjo situate me shtetin iranian pasi nuk ka kuptim te vazhdojne me keto sulme kibernetike

    Përgjigju
  • Marko: 11/09/2022 17:29

    Me vjen mire qe e perballuam situaten sic duhet por shpresoj mos te kete me te tilla situata

    Përgjigju
  • erind: 11/09/2022 17:16

    Po nese na i kane marre njeher te dhenat tani skan ca i duan me se i kane. Se keni bere detyren kur duhej tani vec flitni kot sikur po i mbroni. Qe ja vodhen te dhenat Ilir Metaj njeher , tani prap ai Ilir Metaj eshte . ca po mbroni se kuptoj.

    Përgjigju
  • Rea: 11/09/2022 17:16

    Rezistenca e bere sigurisht qe eshte e nevojshme por nuk arrij te kuptoj se pse ndodhin keto sulme ndaj shqiperise

    Përgjigju
  • Ela: 11/09/2022 17:15

    Ky rama ti japi denim atyre te poshterve

    Përgjigju
  • Irdi: 11/09/2022 17:15

    Ata po ata do vidhkan te dhenat tona

    Përgjigju
  • Fiori: 11/09/2022 17:13

    E kemi perballuar mese miri kete situate te veshtire fale masave te menjehereshme qe jane marre

    Përgjigju
  • Ledio: 11/09/2022 16:54

    Si rrace minjsh jane qe shumohen cdo muj , si te ikin edhe muxhaedinet nga shqiperia do ishte me mire akoma

    Përgjigju
  • Bledi: 11/09/2022 16:51

    Ndoshta gjendet nje person fizik , i poshter qofsha po nuk bona burg vetem qe ta vras ate rrace e poshter

    Përgjigju
  • Oni: 11/09/2022 16:41

    Keto duhet te marrin denimin qe meritojne sepse smund te bejne sulme te tilla ndyresirat,mire bere qe i debove nga shteti yne kryeminister Edi dhe fat per qe ju kemi ju ne krye

    Përgjigju
  • Soni: 11/09/2022 16:40

    Mir qe tkemi ty ne krye Edi qe i kap situatat ne moment dhe tn per ket tjeter sulm te iranit ju falenderojme

    Përgjigju
  • iliri: 11/09/2022 15:50

    Ata jane mafie per kete sport po se kuptoj pse po na sulmojne , mesa duket e shofin si shtet me rendesi

    Përgjigju
  • Meli: 11/09/2022 15:35

    Edhe pse ju arritet ti ndalonit ata shpresoj te mos kemi me sulme te tilla

    Përgjigju
  • Erda: 11/09/2022 15:34

    Normal nuk pati nje vjedhje serioze te dhenave sepse ju moret masat e duhura per kete gje

    Përgjigju
  • Nora: 11/09/2022 15:04

    Duhet te denohen shkaktaret per kete gje qe po i bejne vendit tone

    Përgjigju
  • Erisa: 11/09/2022 15:03

    Shpresoj shume qe dicka e tille mos te ndodhe me. Arritet ta izolonit sulmin qe ndodhi me vjen mire

    Përgjigju
  • Leo: 11/09/2022 14:46

    Shpresoj mos te ndodh me si gje pasi hapi shume here probleme ne vend

    Përgjigju
  • Ani: 11/09/2022 14:45

    Duhet te denojm kete sjelle te iranit dhe nderkombetaret te marin masa per kete shtet te shkaterruar

    Përgjigju
  • Olsa: 11/09/2022 14:37

    Shpresoj mos gjendemi me ne situata kaq te kqija per ne dhe tja dalin me sukses ksaj here

    Përgjigju
  • Selma: 11/09/2022 14:36

    Me ju ne krye normal qe sdo kemi deme dhe do i rezistojme te tilla sulmesh

    Përgjigju
  • Xakja: 11/09/2022 14:34

    Te shkretet ata qe jane per faqe te zez te ne skane ca te bejne se kemi nje ekip te mir organizuar per cdo lloj problemi

    Përgjigju
  • Sergi: 11/09/2022 14:32

    Ata po ata do sulmojn te shkojne te hajn buk e tpijn uj se skan andej do sulmoj bytha atyre

    Përgjigju
  • luan: 11/09/2022 14:26

    e gjithe bota eshte ne rrezik nga sulmet kirbenetike qe iranjanet bejn ato kan organizata te posacme per sulme kirbenetike

    Përgjigju
  • gimi: 11/09/2022 14:26

    iranjanet jan shume te rezikshem dhe keto sulme duhet te mbrohen ne maksimum

    Përgjigju
  • Ismail: 11/09/2022 14:24

    Shyqyr qe ska rrezik.. dihej qe kahu do ndodhte kur shef qe kemi njerez te aft per te bo keto mbrojtje

    Përgjigju
  • Glausia: 11/09/2022 14:22

    Te tilla sulme na bejn akoma me tfort sepse jan dhe si sfid per ne e kshu e qeveria di se ai te mbrohet

    Përgjigju
  • Vani: 11/09/2022 14:21

    Kemi mbeshtje Ramen per cdo sulm qe bie ne vendin tone

    Përgjigju
  • Hasan: 11/09/2022 14:20

    Per sa kohe kemi Ramen ne krye nuk shqetesohemi per asgje

    Përgjigju
  • genti: 11/09/2022 12:28

    shtet barrakash .....

    Përgjigju
  • Arbërori: 11/09/2022 12:17

    Edvin shkjau shqipfolës e di shumë mirë se KËTO sulme janë nga rusoserb të stacionuar në Nish. KËTO sulme nuk ja nga Irani fashist…! Edvin shkjaut i konvenon që të ndodhin KËTO turbullira sepse qeverisjes së ti i ka ardhur fundi….!!!

    Përgjigju
  • spiuni: 11/09/2022 09:26

    zoti na ruajt, se mos na vjedhin kodet e leshimit te raketave.

    Përgjigju
    • genti: 11/09/2022 12:29

      lot lot

    • A. N.: 11/09/2022 09:46

      Perderisa ka ngele akoma i lire macoku i asaj spiunes ruse qe arrestuam duke bere selfie, gjithcka mund te pritet tani. Te kishim ate policen me gjarper se ndoshta na bente derman.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja