Në Kosovë po mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Arteve dhe Valleve Tradicionale “New Born Kosova”, ku marrin pjesë 300 folkloriste të ansambleve të Sllovenisë, Turqisë, Kroacisë, Spanjës, Meksikës, Lituanisë, Çekisë, Rumanisë dhe Ukrainës. Mes tyre janë tre grupe të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, si Ukraina Spanja dhe Meksisa.
Gëzim Sertollaj, një prej organizatorëve tha se “krahas kulturës dhe artit mundohemi që të prekim sa do pak edhe diplomacinë kulturore, duke ftuar çdo vit në festival edhe vende që nuk e njohin Kosovën”.
Festivali është konceptuar si një aktivitet shëtitës në disa qytete të Kosovës, mes tyre Prizreni, qyteti multi kulturor dhe historik i Kosovës. Grupet folklorike dhuruan performancë të jashtëzakonshme me valle e këngë tradicionale të vendeve që përfaqësojnë duke shfaqur një kolorit të pasur kulturor e artistik.
Festivali që ka nisur nga 9 gushti deri më tani është mbajtur në Podujevë, Deçan, Prizren, e do të përmbyllet në Prishtinë me 13 gusht. Festivali sjellë bashkëpunime ndërkombëtare kulturore dhe e radhit Kosovën, në listën e atyre shteteve që organizojnë festivale ndërkombëtare te rëndësishme.
R.D/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
VIDEO/ 'Albin Hajni', Kurti sulmohet me fishekzjarre dhe mjete piroteknike në Skënderaj
27 Janar, 19:35
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen konfirmohet si emisar, merr miratimin e ministrave të Jashtëm të BE, nis mandatin më 1 shkurt
27 Janar, 13:00
-
Kosovë/ Shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademaj
27 Janar, 12:33
-
Kosovë/ Sot nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt
27 Janar, 09:38
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
26 Janar, 14:46
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28