Në mesin e skandaleve të futbollit
shqiptar, takim Duka-Infantino

Në mesin e skandaleve të futbollit<br />shqiptar, takim Duka-Infantino<br>
Në valën e skandalit që ka përfshirë futbollin shqiptar, ku klubi i Skënderbeut është këkruar nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së UEFA-s që të përjashtohet me 10 vjet nga veprimtaritë evropiane për shkak të dyshimeve për shumë ndeshje të trukura, për të cilat dyshohen se kanë patur gisht edhe zyrtarë të lartë të politikës dhe futbollit dhe fill pas zgjedhjes në krye të FSHF-së për të pestën herë, mes polemikave të shumta për përdorimin e shoqatave fantazmë në zgjedhje, Armand Duka ka nxituar që të publikojë një foto të tijën nga një takim që ka patur me Presidentin e FIFA-s Gianni Infantino.

Sipas njoftimit të Federatës shqiptare, një delegacion i FSHF-së ka qenë prezent në punimet e Kongresit të 42-të të UEFA-s, mbajtur në Bratisllavë të Sllovakisë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zv.Presidenti, Edvin Libohova si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku ishin pjesë e punimeve të familjes së madhe të futbollit europian, Kongresit të UEFA-s. 

Anëtarët e UEFA-s kanë aprovuar në punimet e këtij Kongresi bilancin financiar të vitit 2016-2017, po kështu kanë miratuar buxhetin për periudhën 2018-2019, teksa janë diskutuar dhe miratuar edhe disa ndryshime statutore të propozuara. Po kështu, Presidenti Duka përpara nisjes së punimeve ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron