Në jug të Francës po mbahet po mbahet edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit në Kanë.
Përveç shumë yjeve me famë botërore, në këtë ceremoni ka qenë e pranishme edhe Afrona Dika.
Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Afrona pasi ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram.
Me flokët e lëshuara dhe me fustanin e gjatë ngjyrë rozë dhe vezullues, Afrona ka shkëlqyer me pamjen e saj në ngjarjen më të madhe që po zhvillohet që prej datës 14 maj.
“Kalimi në tapetin e kuq ishte një nga përvojat më të bukura në jetën time”, shkruan ajo krah fotove.