Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të shtunë javën e dhjetë. Pas 90 minutave u mësua se Egnatia dhe Partizanit do bashkëkryesojnë të paktën për disa ditë, me 20 pikë në renditjen e përgjithshme.
Tanimë është zbardhur edhe agjenda e javës së 11-të për Superligën, me pesë sfidat që do zhvillohen në mesjavë. Gjithçka nis të martën më 14:00, kur Egnatia dhe Kukësi përballen në Rrogozhinë. Po të martë, më 17:00 luhet Dinamo - Skënderbeu.
Të mërkurën më 1 nëntor luhen tre ndeshjet e radhës. Në 14:00 Laçi pret Partizanin, ndërsa Tirana dhe Teuta përplasen në "Selman Stërmasi". Në 17:00 Vllaznia luan me Erzenin në "Loro Boriçi".
Superliga - java 11-të:
E martë
14:00 Egnatia - Kukësi
17:00 Dinamo - Skënderbeu
E mërkurë:
14:00 Laçi - Partizani
14:00 Tirana - Teuta
17:00 Vllaznia - Erzeni
Renditja:
Komente










