Në nëntor skadon marrëveshja me qeverinë, naftëtarët në Ballsh mblidhen pranë uzinës së naftës: Duam zgjidhje, rafineria të vihet në punë

Për 12 muaj, naftëtarët e Ballshit kanë marrë rrogën në bazë të një marrëveshje me qeverinë, por në nëntor kjo marrëveshje skadon, duke risjellë në vëmendje problemin e tyre që ende nuk ka gjetur një zgjidhje. Naftëtarët u mblodhën sot pranë uzinës së naftës, duke kërkuar që rafineria të rikthehet në punë.

Sokol Dautaj, kreu i sindikatës së naftëtarëve, u shpreh se ata do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të gjetur zgjidhje duke kërkuar ndihmë nga qeveria.

"Kishim një kontratë me kryeministrin prej një viti për mbështetje financiare. Në tetor përfundon marrëveshja që kishim dhe ne edhe një pagë marrim dhe aq. Ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore. Zëri i naftëtarëve ka rënë në vesh të shurdhur. Ne kemi një jetë të tërë që kemi investuar këtu dhe tani jemi në rrugë të madhe. Ne shpresojmë që Rama të bëjë më të mirën, uzina vihet në punë, le të vijë kush operatorë të dojë, vetëm të fillojë puna. Nuk kemi zanat tjetër, ku të shkojmë? Sot ne i kemi urat e kontaktit, ne theksojmë se ky mall këtu është i naftëtarëve të Ballshit", tha ai.

Ata theksojnë po ashtu se prej ditësh paraqiten në uzinë për shkak se kamionë të disa kompanive nënkontraktore vijnë për të marrë mall në këmbim të borxheve i kishte kompania.

"Persona qe UPN u ka borxh kane ardhur me trailera për të marr mall në këmbim të borxheve. Ne nuk i lejojmë sepse uzina është në sekuestro, që do të thotë nëse të gjithë ne që na ka borxh uzina të marrim çfarë duam, çfarë i shkaktojmë uzinës", shprehet Dautaj.

Pas 45 ditësh grevë urie, më 13 nëntor të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama dhe naftëtarët ranë dakord që të merrnin një pagë prej 40 mijë lekësh për një vit si dhe pagimin e sigurimeve shoqërore për 12 muaj. Në total përfituan 870 naftëtarë, por tashmë situata e tyre është sërish pa zgjidhje. 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja