Në një shtëpi por me qëndrime ekstreme për COVID-in, Meta-gazetarëve: Mos u afroni! Kryemadhi: Burrat janë frikacakë

TIRANE-Pavarësisht se janë burrë e grua dhe jetojnë në një shtëpi, Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndajnë qëndrime ekstreme mbi koronavirusin. Një gjë e tillë u konstatua edhe sot në daljet publike të tyre.

Gazetarët po prisnin një prononcim paraditen e sotme nga kreu i shtetit pas homazheve për ditën e Dëshmorëve të Atdheut, por Ilir Meta u kërkoi që të mbajnë distancë. "Mos u afroni shumë" u kërkoi Presidenti gazetarëve duke u kërkuar që të mbajnë distancën e sigurisë sipas protokolleve në fuqi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Por Monika Kryemadhi që më parë e ka cilësuar si një konspiracion koronavirusin doli nga selia e PD-së pas mbledhjes me aleatët shumë e shpenguar. Njëri nga gazetarët i kujtoi që Presidenti kërkoi mbajtjen e distancës, por Kryemadhi u shpreh se burrat janë më frikacakë se gratë.

"Në përgjithësi meshkujt janë më frikacakë se gratë. Kjo sepse vjen dhe si rezultat se Zoti ja ka dhënë gruas për të qenë nënë. Edhe kur bëhet fëmija burri 5 minuta e ka gruaja e ka 9 muaj që e mban dhe e rrit në bark, kështu që mos u shqetësoni. Edhe çështja e virusit kjo është një arsyet që i frikëson më shumë burrat" tha Kryemadhi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naqja: 07/05/2020 20:48

    E paska kopsitur marrveshjen me Ramen..se keshtu ben ky skuth me duar e me kembe si polic trafiku sapo Kap tendera, e ben vledhje e ben marrveshje künder popullit... Por Rama duhet ta kete te qarte SE ky do jete edhe fundi i imazhit te tij dhe i ps-se... Nese do te ndihmoj shqiptaret duhet te krijoj vete nje parti te re pro Shqiperise die pro Shqiptareve...

    Përgjigju
  • Rehuuu: 05/05/2020 22:44

    Burrat kan frike thote kjo. Nuk kan frike jo, po nga tip i jot kan frike

    Përgjigju
  • VISI: 05/05/2020 19:29

    ÇA MERENI ME KETE KARAKURVEN E NDYR

    Përgjigju
    • O tej: 06/05/2020 12:04

      Eshte kurve e ndershme Monika

  • grupi i eksperteve: 05/05/2020 19:28

    ore e ka ka kap korona kete ne foto shpejt ne karantine se do na vdesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte (EMRI)

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte (EMRI)