TIRANE- Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti ndodhen në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila nis sot.
Diten e enjte, me 26 shtator, Kreu i Shtetit shqiptar do t’i drejtohet me nje fjalim Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, ndërkohë që dy zyrtarët e lartë do zhvillojnë takime të rëndësishme.
NISHANI NE PRITJEN E OBAMES
Në kuadër të kësaj vizite Nishani do të jetë sot në Takimin e Nivelit të Larte për Shtetin Ligjor që do të mbahet në OKB. Gjithashtu Presidenti i Republikes, Bujar Nishani dhe Zonja e Pare do të jenë të pranishëm në pritjen e organizuar nga Presidenti amerikan Barak Obama me kreret e shteteve pjesemarrese ne Sesionin e 67-te te Asamblese së Pergjithshme te OKB-se dhe në pritjen e ish-presidentit amerikan Bill Klinton.
PANARITI TAKIME TE RENDESISHME
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ministri Panariti do të takohet me homologët e tij nga një sërë vendesh të Bashkimit Evropian, ato të rajonit dhe vende të tjera nga Azia dhe Afrika. Panariti do të marrë pjesë në disa veprimtari që do të zhvillohen në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, si në takimin e posaçëm ministerial të Këshillit Ekonomik e Social, në takimet e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BSEC-ut, SEECP, Grupit të Miqve të Aleancës së Qytetërimeve, në atë përfaqësuesve të Unionit për Mesdheun, OBI-t, etj.
Gjithashtu, z. Panariti do të takohet edhe me përfaqësues të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan dhe diasporën shqiptare në Nju Jork për të diskutuar rreth kremtimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com