Në Opera koncerti ‘Celebrimi i Shostakovich’! Shfaqje dhe ekspozita në Tiranë dhe rrethe

1.     Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit mban sot në orën 19.00 koncertin instrumentalo-simfonik “Shostakovich celebration”.

2.     Teatri i Kukullave mban sot e nesër në orën 10.30 dhe 11.30 shfaqjen “Vitaminat e jetës” me autor e tekst të Endri Çelës.

3.     Vijon sot në orën 19.00 në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë shfaqja “Natën e mirë me burrin tim” me regji të Jorgaq Tushes, që trajton temën e divorcit dhe të tradhëtisë.

4.     Interpretohet sot e nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar drama “Nëna” e Florian Zeller me regji të Mehmet Xhelilit dhe pjesëmarrjen e Ema Andreas.

5.     Në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë luhet sot e nesër në orën 19.00 shfaqja “Gjysmë-jeta e Marie Curie” e Lauren Gunderson me regji të Armela Demajt, e cila interpreton në skenë me aktoren Yllka Mujo.

6.     10 artistë shkodran çelin sot në orën 18.00 në galerinë “Oda” në Shkodër ekspozitën “Art n’Mars”.

7.     Pret vizitorët deri në 28 mars në galerinë “Bazament Art Space” në Tiranë ekspozita “Midis” nga artisti  Niku Alex Muçaj.

8.      Me 50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus është e hapur për publikun deri në 23 mars ekspozita "Ukraina: një krim lufte" në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.

9.     Vizitorët mund të përshkojnë një rrugëtim vizual në një koncert ngjyrash e çastesh muzikorë të përjetësuara në tablotë e Orion Shimës. Ekspozita  personale “Brio” e piktorit qëndron e hapur deri në 12 mars në galerinë “FAB” në Tiranë.

10. Qëndron e hapur deri në 27 mars në Galerinë e Arteve në Shkodër ekspozita “Trajtat spektakolare” nga Jon Kraja e kuruar nga Adrian Isufi.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Biden thumbon Trumpin në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë

Biden thumbon Trumpin në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë