Yuri Kim takim me Lindita Nikollën: Përshëndesim mbështetjen e Parlamentit për reformën në drejtësi

TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Përmes një postimi në ‘Tëitter’, Kim shkruan se Parlamenti është një institucion thelbësor për demokracinë. Diplomatja amerikane thotë se SHBA përshëndet mbështetjen e Parlamentit ndaj reformat në drejtësi, e cila është domosdoshmëri për integrimin në BE.

“Parlamenti është një institucion thelbësor i demokracisë. Ne e vlerësojmë Kryetaren Lindita Nikollën në mundësimin e debatit dhe diskutimit të rregullt nga deputetët në emër të qytetarëve, duke demonstruar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke forcuar lidhjet midis dhe institucioneve demokratike. Ne përshëndesim mbështetjen e Parlamentit për drejtësinë dhe reformat e tjera të nevojshme për t’u bashkuar. Kundërshtimi ndaj Rusisë, luftë e paprovokuar, e pajustifikueshme në Ukrainë dhe bashkëpunimin e fortë me SHBA për të rritur demokracinë, mbrojtjen dhe lidhjet e biznesit, veçanërisht kur ne festojmë 100 vjet së bashku”, shkruan Kim.

Gjatë takimit u bisedua mbi rolin edhe kontributin e rëndësishëm të Kuvendit të Shqipërisë në avancimin dhe thellimin e reformave të rëndësishme, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; rëndësinë e avancimit të procesit të vetting-ut dhe ndërtimin e një sistemi drejtësie të ndershëm, në shërbim të qytetarëve.

Në fokus të bisedës ka qenë edhe bashkëpunimin mes ShBA dhe Shqipërisë në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe NATO-s për dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë dhe mbështetjen e Ukrainës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:02
Ambasadorja Kim i shkon në zyrë Nikollës! Ja temat që u diskutuan

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot, në Kryesinë e Kuvendit, me Ambasadoren e ShBA,  Yuri Kim.

Gjatë takimit u bisedua mbi rolin edhe kontributin e rëndësishëm të Kuvendit të Shqipërisë nën lidershipin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në avancimin dhe thellimin e reformave të rëndësishme, jetike për jetën e vendit, fuqizimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; rëndësinë e avancimit të procesit të vetting-ut dhe ndërtimin e një sistemi drejtësie të ndershëm, në shërbim të qytetarëve; bashkëpunimin e suksesshëm midis ShBA dhe Shqipërisë në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe NATO-s për dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë dhe mbështetjen e Ukrainës; bashkëpunimin dypalësh për rritjen e sigurisë dhe forcimin e paqes në rajon e më gjerë; rritjen e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan, edhe në kuadrin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve; nxitjen dhe mbështetjen e investimeve amerikane në Shqipëri dhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh.

Lajm në përditësim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim dhe kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla

 

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti