/ ATSH- N. Lena/ - Turistët që vizitojnë Parkun Kombëtarë të Divjakës që tashmë është kthyer në një atraksion për vizitorët vendas e të huaj që kanë pasion të vëzhgojnë nga afër shpendët e rralla, si kundër është Pelikani Kaçurrel, ata kanë mundësinë që të bëhen vizitor edhe të një objekti kulti siç është Kisha e Shën Thanasit në Karavasta.
Kjo kishë dhe disa objekte të tjera kulturore dhe kult, shtojnë vlerat e vizitueshmërisë të këtij parku.
Kjo kishë është restauruar së fundmi dhe objektet e saj vazhdojnë të mirëmbahen e të pastrohen nga dëmtimet e kohës.
Kisha e Shën Thanasit ndodhet në në afërsi të lagunës së Karavastasë. Ajo daton në gjysmën e dytë të shek.XVIII në vitin 1778. Në vitin 1979 u "zografisë" nga piktorët grabovarë (Çetirët) Gjergj dhe Joan Katro e pikturuan kishën me afreske.
Tavani është i punuar në dru halor, i gruntuar dhe i dekoruar me motive floreale si dhe pjesërisht i gdhendur, kryesisht në rozetat kryesore të pikturuara me figurën e Krishtit në qendër dhe figurën e Shën Athanasit, si dhe në frizat gjatësore.
Kisha ka vlera kulti dhe kulturore për zonë rreth saj.