Dy deputetë të Dhomës së Ulët në Kongresin e Deputetëve në Spanjë i kanë bërë thirrje kryeministrit Pedro Sanchez që ta njohë Kosovën. Në mbledhjen e së mërkurës, deputeti Aitor Esteban ka thënë se Spanja s’duhet të frikësohet as nga ndarjet e saj sepse “ajo që duhet të ndodhë, do të ndodhë”, duke iu referuar kërkesave të vazhdueshme për pavarësi të Katalonjës dhe Baskisë.
“Sa i përket Kosovës, njiheni sepse veç ka pasur ndeshje futbolli tashmë”, ka thënë ai në Kuvend. Po ashtu Esteban ka akuzuar Serbinë se nuk e ka mbajtur fjalën për ndjekjen e krimeve të luftës.
Ndërkaq deputetja Mertxe Aizpurua, ka folur për të njëjtën çështje duke ia cilësuar si “të shëmtuar” fjalimin Sanchezit “se i ka përmendur të gjitha shtetet e Ballkanit, përveç Kosovës”.
“Është koha për ta njohur sovranitetin dhe legjitimitetin e Kosovës si shtet i plotë. Sepse është shtet i dalë nga dëshira e popullit. Nuk duhet t’ia kthejmë shpinën demokracisë apo vendimit të publikut, as për Ballkan, as për këtë shtet”, ka thënë Aizpurua.
Kosova e Spanja në futboll janë përballë në kualifikimet për Botërorin “Katari 2022”, në ballafaqim që është përcjellë me shumë polemika pasi që Spanja, duke refuzuar ta njohë Kosovën, ka refuzuar edhe përmendjen e termit shtet duke e quajtur territor, e madje edhe në transmetim duke iu referuar Përfaqësueses si e Federatës e jo e Kosovës. Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ka refuzuar ta njohë Kosovën.
Aitor Esteban është deputet që nga viti 2004. Ai është deputet i Partisë Nacionaliste Baske, ndërkaq Aizpurua është pjesë e një koalicioni të partive baske./koha.net
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.4%
-
Pak
12.5%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 1006
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Hashimi erdhi, pa, dhe pa se s’ishte Kurti
22 Mars, 14:40
-
Nderime për babanë e ndjerë, Hashim Thaçi 2 ditë në Kosovë! Takon familjen në EULEX, përkrahësit kërkojnë drejtësi (VIDEO)
22 Mars, 11:40
-
Aleanca ushtarake Shqipëri -Kosovë - Kroaci, zbardhet deklarata e përbashkët! Vengu: S'kemi traditë traktatet e fshehta në dëm të fqinjëve, Serbia po viktimizohet
22 Mars, 09:20
-
Mali i Zi thotë se nuk u ftua në nismën për bashkëpunim ushtarak të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë
21 Mars, 22:28
-
Mediat serbe: Vuçiç po formon një aleancë si kundërpërgjigje ndaj asaj 'Kroaci-Shqipëri-Kosovë'! Ja me kë shtet po negocion
21 Mars, 22:24
-
Marrëveshja trepalëshe Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Vjosa Osmani i përgjigjet Serbisë: Propagandë, burim destabiliteti në rajon
21 Mars, 13:43
-
Specialja i dha leje Thaçit të vizitojë varrin e të atit, deputeti Haliti: Praktikë që është bërë nga gjykata dhe më herët! Asnjëra palë s'i ka numrat për formimin e qeverisë
21 Mars, 12:39
-
Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci/ Valon Arifi: Qeveria e Kurtit i dha mbështetje se nuk ka arritur asnjë sukses kohët e fundit
21 Mars, 12:27
-
Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi merr leje nga Specialja, viziton varrin e të atit! Mesazhi prekës në kurorën me lule: Erdha i fundit babë! (VIDEO+ FOTO)
21 Mars, 11:17
-
Kosovë/ Prokuroria e akuzon për pastrim parash dhe falsifikim, nis gjyqi për Klodian Allajbeun e 'Spitalit Amerikan'! U përfituan 3 mln euro
21 Mars, 08:43
-
A po formohet një aleancë ushtarake në Ballkan?
20 Mars, 18:37
-
Prokuroria urdhëron bastisje në Ministrinë e Bujqësisë në Kosovë
20 Mars, 17:48