Rama falenderon mjekët dhe infermierët: Deri në përfundim të këtij mandati, pagat tuaja do rriten deri në 100%! Do nisë shtrirja në terren e autonomisë spitalore

Kryeministri, Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se deri në përfundim të këtij mandati qeverisës, synohet rritja e pagave të mjekëve me 100% në raport me nivelin e tyre në pikënisje të qeverisjes së Partisë Socialiste. Ai tha se kushtet në të cilat mjekët dhe infermierët punonin, ishin përmirësuar në mënyrë të dukshme, ndërsa shtoi se ‘bluzat e bardha’ meritonin më shumë se aq.

“Ne jemi përpjekur që respektin ndaj jush ta shprehim duke rritur cilësinë e kushteve në të cilat ju punoni. Sot të paktën në sytë e mi, këto kushte janë shumë më të mira se më parë, me aparatura dhe mjete gjithmonë e më cilësore dhe nga ana tjetër për të rritur edhe shpërblimin tuaj. Ne e dimë shumë mirë se pavarësisht se pagat janë rritur me 70% në raport me pikënisjen, nuk mjafton dhe duhet të bëjmë sërish rritje që të paktën brenda këtij mandati pagat t’i kemi rritur 100%. Të jeni të sigurt që këtë do ta bëjmë sepse ju meritoni edhe më shumë se kaq”-tha Rama

Kreu i ekzekutivit tha se shumë shpejt do të niste shtrirja e autonomisë spitalore në terren, dhe se për këtë kishte shërbyer edhe akreditimi i spitaleve universitare rajonale. Më tej Rama zbuloi se për mjekët dhe infermerët të cilët punonim me orë shtesë, kryenin më shumë vizita dhe merrnin pjesë në më shumë operacione, do të kishin rritje më të lartë të rrogave në raport me pjesën tjetër të personelit mjekësor.

“Mezi pres që të fillojë shtrirja në terren e autonomisë spitalore sepse është objektiv i përhershëm. Janë krijuar kushtet tani sepse ju e dini se është e thjeshtë ta thuash por e vështirë për ta realizuar. Lajmi i mirë është që ne kemi spitale universitare rajonale që janë akredituar duke marrë të gjitha pikat e nevojshme për të zotëruar standartet për akreditim. Janë 261 entitete dhe janë bazë shumë e mirë për të vazhduar me autonominë spitalore që do bëjë të mundur mundësinë që të mos bëhet më një vlerësim uniform i mjekëve por të kalohet në një vlerësim nga pikëpamja e performancës. Që do thotë se nëse për të gjithë ka një dysheme të garantuar pastaj shpërblimet sipas punës vlerësohen në bazë të performancës, kështu që ata të cilët bëjnë më shumë orë në shërbim, kryejnë më shumë vizita, apo operacione do të paguhen më shumë se të tjerët”- u shpreh kryeministri.

Sa i takon shifrave të mjekëve të punësuar, gjatë fjalës së tij kryeministri tha se vetëm në vitin e fundit ishin punësuar rreth 900 infermierë dhe 335 mjekë të rinj, falë aplikimit në sistem.

“Pavarësisht një prirje që është edhe mes bluzave tona të bardha siç është në shumë vende të jugut të Europës për t’u larguar, kemi pasur mundësinë të punësojmë rreth 5 mijë infermerë në spitalet tona. Janë mbi 900 vetëm këtë vit, të punësuar të rinj në sistem, ashtu sikundër janë 1320 mjekët e punësuar në këtë periudhë dhe 335 gjatë këtij viti”- përfundoi Rama.

Mbrëmjen e sotme u mbajt një ceremoni falenderimi ku morën pjesë mjekë dhe infermierë të cilëve kryeministri Edi Rama u shpërndau certifikata mirënjohje për shërbimin e tyre ndaj publikut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:53
Rama: Do shtrihet në terren autonomia spitalore! Mjekët dhe infermierët që kanë performancë më të mirë do të paguhen më shumë

 

Kryeministri, Edi Rama tha se po planifikohej shtrirja në terren e autonomisë spitalore si objektiv i përhershëm i qeverisë së tij. Ai tha se ishte krijuar një bazë e mirë për këtë objektiv, ndërsa shtoi se do të kishte edhe një sistem të ri të pagave të mjekëve dhe infermierëve ku ata që do të kishin performancë më të mirë do të paguheshin më shumë.

“Mezi pres që të fillojë shtrirja në terren e autonomisë spitalore sepse është objektiv i përhershëm. Janë krijuar kushtet tani sepse ju e dini se është e thjeshtë ta thuash por e vështirë për ta realizuar. Lajmi i mirë është që ne kemi spitale universitare rajonale që janë akredituar duke marrë të gjitha pikat e nevojshme për të zotëruar standartet për akreditim. Janë 261 entitete dhe janë bazë shumë e mirë për të vazhduar me autonominë spitalore që do bëjë të mundur mundësinë që të mos bëhet më një vlerësim uniform i mjekëve por të kalohet në një vlerësim nga pikëpamja e performancës. Që do thotë se nëse për të gjithë ka një dysheme të garantuar pastaj shpërblimet sipas punës vlerësohen në bazë të performancës, kështu që ata të cilët bëjnë më shumë orë në shërbim, kryejnë më shumë vizita, apo operacione do të paguhen më shumë se të tjerët”- u shpreh kryeministri.

Ora 18:53
Rama zbulon zgjidhjen e mjekut të QSUT-së për luhatjen e tensionit: I thashë u plaka! Më tha merr një karamele çdo mëngjes

 

Ndërsa u ka dorëzuar çertifikata mirënjohje mjekëve dhe infermierëve, kryeministri Edi Rama zbuloi një vizitë që kishte bërë pas shqetësimeve nga tensioni.

Ai tha se mjekur kardiolog e kishte ndihmuar të kalonte shqetësimet që kishte pasur dhe se mjekimi kishte rezultuar i efektshëm.

“Unë falënderoj Dr. Artanin, madje dua të zbuloj një sekret. Fillova të shoh lëkundjet e tensionit dhe e falenderoj me vete shpesh herë sepse ma ka stabilizuar tensionin në mënyrë sekrete. Ky është vetëm një nga faktet e mira të fshehura lidhur me shërbimin mjekësor. E them këtë për të gjithë ata që dyshojnë se mjekët tanë japin ekspertizën e duhur gjatë vizitave.

Kur më vizitoi doktori unë isha kryetar bashkie dhe më tha do marrësh një karamele të vogël çdo mëngjes dhe nuk do kesh probleme. I thashë po ç’bëhet kështu, u plaka. Mu përgjigj: Nuk u plake por u poqe”- tha kryeministri, Edi Rama

B.V//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flori: 19/12/2022 02:37

    Jep doreheqjen o rama,,,,,sepse ke vjedhur e vjedh c'do dite.....vetem me vjedhjet tek inceneratoret duhej te kishte dhene doreheqjen e gjithe qeveria....je turpi i shqiperise,,kujton se yuri kim dhe europa nuk e di qe je nje kokerr hajduti.....

    Përgjigju
  • cuni: 17/12/2022 21:39

    po o rama,,prit gomar te mbije bari,,,asnje vote per kete hajdut ordiner....

    Përgjigju
  • Arbërori: 17/12/2022 21:24

    Fushata e pështirë e shkjaut shqipfolës, a thua u ka premtuar edhe mjekve serb për rritje pagash sepse tani ështé bashkuar me serborusin ky matuf tradhtar!

    Përgjigju
  • titi: 17/12/2022 20:06

    shume falenderuesa jemi dhe ne akn kontribuar shume per shendetin tone

    Përgjigju
  • Goni: 17/12/2022 20:03

    Mjeket jane pajisur me aparatura te reja neper spitale

    Përgjigju
  • Nuli: 17/12/2022 20:02

    Bravo Rama

    Përgjigju
  • Joni: 17/12/2022 20:01

    Rama i ka vleresuar mjeket gjithmone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi