Në përpjekje për të vënë nën kontroll variantet e reja të COVID-19, Gjermania rivendosë kontrollet kufitare

Në përpjekje për të vënë nën kontroll variantet e reja të COVID-19, Gjermania rivendosë kontrollet kufitare

Gjermania do të mbyllë kufijtë e saj me Republikën Çeke dhe Austrinë, të dyja zonat me norma të larta infektimi të varianteve të reja. Horst Seehofer i tha gazetës Süddeutsche Zeitung se masa do të hyjë në fuqi të Dielën në mbrëmje, me disa përjashtime.

Tiroli në Austri dhe rajonet Çeke në kufi me Gjermaninë do të klasifikohen në listën e territoreve shumë të prekura nga mutacionet e virusit. Udhëtarët që vijnë nga zona të caktuara të Austrisë ose Republikës Çeke do të duhet të japin prova të një testi negativ të koronavirusit për të hyrë në Gjermani, një kërkesë e cila do të përbëjë një pengesë për mijëra punëtorë ndërkufitarë.

Guvernatori i Bavarisë Markus Soeder, shteti i të cilit kufizohet me Austrinë dhe Republikën Çeke, tha më herët të Enjten se në rast të një veprimi të tillë nga qeveria federale, Bavaria do të kërkonte leje për të ngritur posta kufitare ku udhëtarët që nuk paraqesin një negativ për COVID-19 ata do të ktheheshin mbrapsht.

Soeder tha se të gjitha rajonet e Bavarisë me nivele të larta infeksioni përveç një, janë të vendosura në kufirin gjermano-çek.

Në listën e vendeve të kufizuara për të hyrë në Gjermani tashmë përfshihen vende të tilla si Britania, Afrika e Jugut, Brazili dhe Portugalia.  Përjashtime mund të përcaktohen për kategori të caktuara në lidhje me Austrinë dhe Republikën Çeke, veçanërisht për të mbrojtur lidhjet e ngushta ekonomike të Gjermanisë me ato vende.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe 16 guvernatorët e vendit vendosën të mërkurën të zgjasin kryesisht shtetrrethimin deri në 7 mars mes shqetësimit se variantet e reja të virusit mund të ndryshojnë numrin e rasteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?