Në ‘petkat’ e At Zef Pllumit mbi 200 herë! Arben Derhemi: Doja ta interpretoja në Parlament! Në kryeministri, asnjë nga ata! Aulon Naçi: Si e kompozova melodinë

Janë mbi 200 herë që Arben Derhemi interpreton fjalët e At Zef Pllumit, me “Rrno për me tregue” ...

“Të jesh në rolin e At Zef Pllumit është shumë e vështirë . Unë nuk e di a ja kam arritur apo jo, por jam përpjekur. Jam munduar të flasë me fjalët e tij, jam munduar të flas me veprën e tij”, thotë aktori Arben Derhemi.

Thotë se nga 30 shtatori i 2016-ës, kur pati premierën e kësaj shfaqjeje, emocioni e përgjegjësia për ta luajtur, veç shtohen.

“Është e bukur për një artist, prekëse për një interpret të interpretosh këtë vepër. Ende pas 7 vjetësh më gëzon fakti që e luaj, dhe çdo ditë të interpretimit ka një gjë të re”, thotë aktori.

7 vjet më parë, shprehu dëshirën për ta interpretuar këtë pjesë, fjalët e At Zef Pllumit në Parlament, ndërsa fund shtatori që lamë pas, e gjen në hollin e Kryeministrisë.

“Sot jemi në kryeministri, por nuk ka asnjë person që duhet ta dëgjojë këtë vepër...”, shton ai.

Në 16-vjetorin e ndarjes nga jeta të fratit françeskan, publicist e shkrimtar që vuajti gjatë diktaturës nën lëkurë egërsinë e sistemit ndaj figurave intelektuale, “Rrno për me tregue” arrin kulmin e saj. Kompozitori Aulon Naçi ka përkthyer dhimbjen fizike, shpirtërore e psikologjike të fratit në burgjet e kampet e diktaturës, në tinguj me të cilat shoqëron në piano interpretimin.

“Në të vërtetë është sa e bukur dhe e vështirë ta përmbledhësh në nota muzikore, në tinguj , atë që ju dëgjuat. Dhimbjen, emocionet, dashurinë për diçka që dikush i jep vlerë në ato momente aq të vështira . Ashtu ka qenë edhe për mua, për të gjetur tingujt e duhur, për të përshkruar përmes tingujve atë dashurinë për kuqon, për të përshkruar dhimbjen, emocionin gjithçka që ndodh në ato ambiente aq të zymta. Dhe sa herë i luaj dhe kërkoj në vetvete që t’i interpretoj sa më saktë, duke qenë në sinkron me aktorin, unë e përjetoj gjithnjë dhe më shumë”, shprehet kompozitori dhe pianisti Aulon Naçi.

Krahas vlerave memuaristike të veprës, Naçi thotë se përvoja, edhe me krijimin e një kori burgu në Udine të Italisë, ku ka studiuar e  ka ndihmuar t’i përshtatë tingujt dhe efektet e duhur zanorë.

“Aspekti i dytë është dhe fakti që edhe nga familja kemi pasur një histori persekutimesh...”, shton ai.

E interpretuar në qytete të ndryshme, edhe në objekte kulti, as kësaj here, nuk munguan mes radhëve të spektatorëve, jo vetëm përfaqësues të Kishës Françeskane, por edhe të besimeve të tjera fetare.

“Vepra nuk ka të bëjë vetëm me katolicizmin, por me dashurinë, me dashurinë për jetën. Ka të bëjë me Zotin që do gjithçka, dhe do gjithçka të bukur e njerëzore...” shprehet Derhemi.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës