Shkrimtari Zija Çela është fituesi i çmimit mbarëkombëtar “At Zef Pllumi” për vitin 2026, nje konkurs letrar i pervitshem qe organizohet ne Lezhe. Ai u vlerësua për veprën “Koka mbi katror” nga juria e përbërë nga Ardian Ndreca, Evalda Paçi dhe Agron Gashi.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, u shpreh se ky konkurs përbën një motiv të rëndësishëm për shkrimtarët dhe një mënyrë për të mbajtur gjallë traditën letrare, ndërsa kryetari i jurisë, Ardian Ndreca, vlerësoi kontributin dhe emrin e At Zef Pllumit.

“Sot jam jashtëzakonisht i gëzuar dhe ndihem krenar se ky konkurs po rritet gjithnjë e më shumë. Është një konkurs mbarëkombëtar në emrin e një prej shkrimtarëve dhe rrëfyesve më të mëdhenj që ka lënë shenja të pashlyeshme në jetën publike, jo vetëm për shkak të vuajtjeve por edhe asaj që ka treguar dhe transmetuar në publik. Emri i At Zef Pëllumbit është përbashkues” tha Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë

“Është kënaqësi që të ndajmë këtë çmim sot sepse kam bashkëpunuar prej vitesh me të. Kam pasur fatin edhe të jem në momentin e fundit në Romë” tha Ardian Ndreca, kryetar i jurisë.

Fituesi i çmimit “At Zef Pllumi”, Zija Çela, e cilësoi këtë vlerësim si një moment të rëndësishëm në karrierën e tij letrare, ndërsa botuesi i veprës, Bujar Hoti, theksoi se çmime të tilla kanë një peshë të veçantë, pasi nuk burojnë nga detyrimi institucional, por nga vlerësimi real i veprës.

“Ndiej një dashuri të madhe për artin e librin. Ju falënderoj shumë” tha Zija Çela.

Në këtë edicion morën pjesë 38 autorë nga të gjitha trevat shqipfolëse, duke dëshmuar një rritje të vazhdueshme të interesit për këtë konkurs letrar që organizohet nga Bashkia Lezhë