Në pistën e skive me kostum banje (VIDEO)

Mijëra skiatorë dhe snowboarder-sa mbyllën dje në rajonin e Siberisë Qendrore Kemerova,  “Grelka Fest”, festivali që i jep fund sezonit të dimrit dhe lajmëron fillimin e pranverës.

Festivali vjetor Grelka Fest, apo ndryshe Festivali i Muzikës dhe Skive, zakonisht mbahet në fundjavën e dyte të muajit prill, ku një nga ngjarjet kruçiale të eventit është zbritja tradicionale e skiatorëve  në shtatin e malit, veshur vetëm me rroba banje.

Organizatorët e përshkruajnë vendndodhjen e festivalit, me diell si Tajlanda, me borë si Austria, me shumë ngjyra si Holi i Indisë dhe festive si Ibiza.

Duke mposhtur të ftohtit, mijëra të apasionuar vendas por edhe të ardhur deri dhe nga Kanadaja, morën pjesë në zbritjen e shpatit të thepisur, të veshur vetëm me kostum banjo, duke mposhtur rekordin rus të 7-të viteve të fundit.

Shpatet e para të skive janë ndërtuar në vitin 1981 dhe përdoren ekskluzivisht për trajnimin e atletëve profesionistë. Që nga vitet 2000, ky vend është bërë gjithnjë e më popullor për skiatorët e sllallomit dhe një nga vendpushimet më të famshme të skive në Rusi.

/Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin