'Ne po përballemi me krizën më të madhe të jetës tonë', Spanja zgjat deri në 26 prill gjendjen e emergjencës

'Ne po përballemi me krizën më të madhe të jetës tonë', Spanja zgjat deri në 26 prill gjendjen e emergjencës

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka njoftuar se gjendjen e emergjencës në të cilën ndodhet vendi, kërkohet kufizim i rreptë të lëvizjes së personave, ndërsa vijon mbyllja e shkollave dhe të shumicës së bizneseve edhe për dy javë të tjera, deri në 26 prill.

"Ne po përballemi me krizën e madhe të jetës sonë," tha Sanchez në një fjalim drejtuar qytetarëve të vendit.

Gjendja e emergjencës ishte parashikuar të zgjaste deri më 11 prill. Qeveria do t'i kërkojë parlamentit spanjoll që të miratojë zgjatjen të martën. Sanchez shtoi se: "Javët me kufizime të rrepta na presin. Ne i kërkojmë familjeve të qëndrojnë në shtëpi. Të rinjve, të vazhdojnë të studiojnë me qëllim të mbajtjen e të njëjtit ritëm. Të moshuarve, të mbroheni."

Ai tha se e kupton se sa e vështirë është për kombin të vazhdojë të izolohet në shtëpi edhe për dy javë të tjera."Këto ditë provojnë qetësinë tonë. Janë ditë frenetike. Ata na bëjnë të ndihemi në ankth për miqtë dhe familjen tonë. Ato do të jenë ditët më të vështira të jetës sonë, "shtoi Sanchez.

Sanchez tha gjithashtu se qeveria po përgatiste një plan për rifillimin eventual të aktivitetit ekonomik dhe shoqëror, pasi të rrafshohej kurba e pandemisë së koronavirusit.

"Pasi kurba e pandemisë të zbresë qartë, do të fillojë një skenar i ri, një fazë e dytë, kthimi progresiv në një normalitet të ri shoqëror dhe në një rindërtim të ekonomisë sonë dhe ndikimit shoqëror që ai ka në formën e humbjeve të vendeve të punës", tha Sanchez.

“Në rindërtim do të duhet të mbrojmë më të prekurit. Në këtë emergjencë, askush nuk do të mbetet pas. Forca jonë do të vijë nga bashkimi midis biznesit, administratës dhe rajoneve të ndryshme ", ka përfunduar ai.

Një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi deri tani, Spanja shënon 11,947 të vdekur, 126,168 të infektuar dhe 34,219 të shëruar. Vetëm në 24 orët e fundit vendi ka shënuar 749 viktima dhe 6969 raste të reja të të infektuarve, ndërsa 6532 persona janë në gjendje kritike për jetën.


Lajmi kryesor:

Numri më i ulët i viktimave në Itali që prej 19 marsit, 525 të vdekur në 24 orë! Më pak të shtruar në terapi intensive! Rekordi i zi në SHBA, mbi 300 mijë të infektuar


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie