Në prag të Botërorit, Brazili pastron
lagjet e përdoruesve të drogave

BRAZILIA- Brazili vazhdon me operacionet e saj për të spastruar zonat ku do të luhet Kupa e Botës pas vetëm 2 muajsh. Më shumë se 1 500 forca policie u angazhuan në operacionin për të larguar rreth 5 mijë persona nga disa ndërtesa të braktisura, por situata u përshkallëzua kur disa familje nuk pranuan të largoheshin.

Gjatë përleshjeve policia përdori gazin lotsjellës për të larguar protestuesit. Mes të plagosurve nga të dyja palët gjendeshin dhe fëmijë të vegjël. Familjet filluan të jetojnë në këtë zonë të Rio-s vetëm 10 ditë më parë, duke ardhur nga favelat. 
brazil

Në një deklaratë për shtyp policia bëri të ditur se operacioni ishte i suksesshëm dhe se u ndoqën të gjitha procedurat standarde.
brazil

Muajin e fundit, me urdhër të presidentes së vendit Dilma Rousseff, policia dhe ushtria kanë nisur operacione për të spastruar apo për të vendosur rendin në dhe zonat e varfra periferike të qyteteve kryesore, ku operojnë bandat kriminale e ato të drogës.
brazil
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve