Në prag të Champions League, Partizani dërgon çështjen në FIFA

Në prag të Champions League, Partizani dërgon çështjen në FIFA

Massanga Matondo

Partizani luan nesër në 20:45 kundër BATE Borisov në "Air Albania". Sfida vlen  për turin e parë kualifikues në Champions League, me të kuqtë që janë gati për të marrë një rezultat pozitiv.

Në prag të duelit, në kampin e "Demave" vijon të shqetësojë çështja Massanga Matondo. Kongolezi 23-vjeçar ishte ndër lojtarët më të mirë të sezonit të shkuar, teksa luajti një pjesë të konsiderueshme të ndeshjeve në mesin e fushës.

Kur mes klubit dhe tij ka një vit tjetër kontratë, Matondo nuk pranon të kthehet në ekip duke dashur largimin. Për të janë të intersuar turqit e Hatayaspor, me Partizanin që nuk ka pranuar ofertën e 300 mijë eurove.

Në kushtet kur në mes u fut edhe presidenti Gaz Demi për të zgjidhur çështjen, futbollisti nuk pranon rikthimin. Partizani po mendon të çojë çështjen në FIFA, si një kërcënim për futbollistin që ka prishur marrëveshjen me klubin. Nëse diçka e tillë konkretizohet, atëherë futbollisti do duhet të paguajë një shumë të majme. Në rast të një rikthimi në Shqipëri, Matondo me sjelljen e tij i ka humbur spaletat.

Massanga Matondo

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër