Juventus dhe Torino luajnë derbin e qytetit të shtunë në 18:00 për javën e tetë në Serie A. Në prag të ndeshjes te "Zonja e Vjetër" janë në dilemë për formën e Vlahovic. Serbi nuk është rikuperuar ende nga lëndimi dhe forma e tij nuk duket e mirë. Nga ana tjetër duket se Allegri do ketë të gatshëm Milik, me polakun që duket në formë të mirë dhe do jetë në krah të Chiesa.
Në një intervistë për mediet, drejtori sportiv i Juves, Cristian Giuntioli tha se në janar bardhezinjtë do shohin për nga tregu i lëvizjeve, kjo për të përforcuar ekipin.
"Ne do t'i mbajmë sytë hapur te tregu në janar. Besoj tek Allegri, ai po shkon drejt një ekipi më agresiv dhe po përmirësohemi", tha drejtori që duket se është në një linjë mendimi me drejtuesit, duke i dhënë besimin trajnerit.
Pas shtatë javësh, Juve me 14 pikë është në vendin e katërt, ndërsa Torino me 9 pikë në vendin e dhjetë.