Vrulli i ndërtimeve duket se po ndalon. Shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2025, bashkitë e vendit aprovuan 1158 leje të reja ndërtimi, me rënie në raport me vitin 2024 me 174 leje më pak.
| Numri i lejeve të ndërtimit |
| Viti 2024 1,336 leje |
| Viti 2025 1,158 leje |
| Diferenca -178 leje |
Por kjo rënie duket se është vetëm në letra pasi INSTAT, prej një viti ngre shqetësimin për mungesën e të dhënave nga institucionet qendrore për lejet e ndërtimit që ato japin. Në raportin e fundit thuhet se shifrat e lejeve nuk mund të krahasohen me 2024-ën pasi nuk janë shifrat totale.
Kjo për shkak se institucionet shtetërore që miratojnë leje ndërtimi, siç është Këshilli Kombëtar i Territorit, që aprovon lejet për kullat apo resortet e mëdha nuk kanë raportuar të dhëna mbi lejet e aprovuara.
Bashkë me numrin më të ulët të lejeve të dhënave, ka rënë edhe sipërfaqja ndërtimore, nga 2.4 milionë metër katrorë në 2024-ën, 1.3 milionë metër në vitin 2025.
| Sipërfaqja ndërtimore |
| Viti 2024 2,498,916 m² |
| Viti 2025 1,304,606 m² |
| Diferenca -1,194,310 m² |
Referuar raportit vlera e këtyre ndërtimeve të reja përllogaritet në rreth 738 milionë euro, nga 1 miliardë euro që ishte në vitin paraardhës (2024).
| Vlera e ndërtimeve të reja |
| Viti 2024 1.064 mln euro |
| Viti 2025 738 mln euro |
| Diferenca -326 mln euro |
Ndërtimi është kthyer në një ndër industritë kryesore që po ndikon në rritjen ekonomike të vendit, paralelisht me tregun real estate dhe turizmin.
Komente







