'Vladimir Putin as nuk e çan kokën për sanksionet perëndimore', kështu u shpreh ambasadori rus në Suedi, teksa tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës sa vijë edhe rriten.
Në një intervistë dje për gazetën 'Aftonbladet', Viktor Tatarintsev tha se sa më shumë Perëndimi t'i ushtrojë presion Rusisë, aq më e fortë do të jetë përgjigjja e tyre. Sipas tij, Rusia tashmë është bërë e vetëmjaftueshme dhe se kanë rritur eksportet.
"Ne jemi më të vetë-mjaftueshëm dhe kemi mundur të rrisim eksportet tona. Ne nuk kemi djathë italian apo zviceran, por kemi mësuar të bëjmë djathëra rusë po aq të mirë duke përdorur receta italiane dhe zvicerane", tha ai.
Sipas ambasadorit, sanksionet e tjera nuk janë padyshim një gjë pozitive, por theksoi se efektet nuk janë aq negative sa thotë Perëndimi.
Komentet e diplomatit vijnë pasi shtetet perëndimore kanë frikë se Moska po përgatit një pushtim të Ukrainës, pasi pothuajse ka rrethuar fqinjin e saj perëndimor me më shumë se 100,000 trupa.