Në prag të tarifave të reja të SHBA ndaj Kinës

Në prag të tarifave të reja të SHBA ndaj Kinës

Foto ilustruese

Në prag të rritjes së tarifave amerikane ndaj Kinës, një zëdhënës i qeverisë kineze, tha të enjten se Pekini "nuk do të përkulet përballë kërcënimeve dhe shantazheve". Administrata Trump është e gatshme të rrisë tarifat mbi importet kineze me 34 miliardë dollarë të premten për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikën për teknologjinë.

Zëdhënësi i ministrisë së tregtisë Gao Feng tha të enjten se Shtetet e Bashkuara janë "duke hapur zjarr në të gjithë botën" duke filluar luftën tregtare.

"Ky lloj bulizmi në tregëti, duke ngritur shkopin e madh të tarifave për të shantazhuar të tjerët në mbarë botën, është kundër prirjeve të kohës. Kina nuk do të përkulet përballë kërcënimeve dhe shantazheve, as nuk do të lëkundet në betejën e saj për ruajtjen e globalizimit dhe sistemit të tregëtisë multilaterale. Kina do të punojë me vendet e tjera për të luftuar kundër shtrembërimit të proteksionizmit dhe unilateralizmit të prapambetur dhe të vjetëruar për të mbatur rrethana të qëndrueshme dhe të parashikueshme të tregtisë globale".

Kina po kërcënon të hakmerret me tarifat e veta kundër Shteteve të Bashkuara nëse administrata Trump i fillon ato të premten.

Zoti Gao tha gjithashtu se Pekini do të mbrojë të drejtat ligjore dhe interesat e të gjitha ndërmarrjeve të huaja në Kinë dhe do të ofrojë ndihmë të paspecifikuar për ata që preken.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK