Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një reagim për arrestimin e një 27 vjeçari në Tiranë pasi përndoqi një vajzë për disa muaj bëri thirrje kundër dhunës me bazë gjinore.
“Stop dhunës me bazë gjinore. Ta ngacmosh një vajzë në rrugë është dhunë. Ta përndjekësh është dhunë. Ta ndalosh të shkojë në punë është dhunë”, theksoi Balla.
“Viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore duhet të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt. Është detyra jonë, është detyra e Policisë së Shtetit të rrisim vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit”, theksoi Balla në një postim në rrjetet sociale.
Balla nënvizoi se, viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe riintegrim të plotë në punë dhe shoqëri.
“Dhuna ndaj grave dhe vajzave ka shumë forma. Prandaj nuk duhet më asnjë justifikim për dhunën ndaj grave”, theksoi Balla.
Lajmi kryesor:
Përndoqi një vajzë për disa muaj, arrestohet në Tiranë i riu! Në banesën e tij në Shijak i gjejnë municione luftarake (Video)
B.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E përditshmja britanike 'Independent': Shqipëria ndër destinacionet më të bukura për t’u vizituar në 2025
19 Shkurt, 08:13
-
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Valentin Preçi
18 Shkurt, 21:49
-
Veliaj ndan fotot nga rindërtimi i shkollës ‘Edith Durham’: Më burgosën pa gjyq, dosja u bë enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit
18 Shkurt, 20:16
-
Zgjedhjet/ Ish-anëtari i Kryesisë së PD i bashkohet Lulzim Bashës, Koduzi deklaron se do të kandidojë me 'Euroatlantikët' në Tiranë
18 Shkurt, 18:58
-
Vota e Diasporës/ Mbi 150 mijë emigrantë të regjistruar, 187 mijë kërkesa! Tirana kryeson shpërndarjen sipas qarqeve, ndiqet nga Fieri dhe Durrësi (TABELA)
18 Shkurt, 16:45
-
Dy aksidente me vdekje, në Thumanë dhe aksin Tiranë-Durrës, në pranga 70-vjeçari dhe një i ri
18 Shkurt, 15:57
-
Tiranë/ Rrugorja e kap të dehur në timon, 55-vjeçarit i gjenden kokainë dhe dy thika gjatë kontrolleve në mjet dhe banesë
18 Shkurt, 15:47
-
"87 herë sinjali në Kavajë!" Veliaj nga burgu: Prokurori dyfytyrësh, më kapi me shtëpi në dorë nga qelizat e telefonit tim, isha në zonë për fushatën e PS!
18 Shkurt, 14:28
-
Trafiku i rënduar në Tiranë, eksperti Fadil Likaj: Si mundet në një projekt si Unaza e Madhe, dalja të bëhet me një korsi? Do sjellë më shumë aksidente
18 Shkurt, 14:05
-
Politikat e Arsimit të Lartë 2030, Rama prezanton dokumentin: Thyejmë murin ndarës me BE-në! Kemi 5-fishuar financimin e kërkimit shkencor! Janë rihapur Doktoraturat
18 Shkurt, 12:27
-
Parku Teknologjik 'Durana', zona e parë teknologjike në Shqipëri! 50 kompani të interesuara, 15 vite biznes pa taksa, hapen 5 mijë vende pune
18 Shkurt, 10:21
-
Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës pranë shkollave në Tiranë, 27 të arrestuar, 7 në kërkim! Bashkë me gazetarët shisnin ekstazi në ish-bllok (EMRAT)
18 Shkurt, 09:25