Në pranga një 35-vjeçar në Devoll, transportonte 13 sirianë

Në pranga një 35-vjeçar në Devoll, transportonte 13 sirianë

Policia e Korçës

Një 35-vjeçar është arrestuar në Devoll, pasi u kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm nga Siria. Policia njofton se korçari  u kap duke transportuar emigrantët me një mjet tip kamionçinë, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

"Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me shërbimet e "Frontex", specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit të koduar "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. L., 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë. Shtetasi i mësipërm u kap nga forcat e Policisë, në fshatin Vishocicë, Devoll, duke transportuar me një mjet tip kamionçinë 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme", njofton policia.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 17/01/2021 22:28

    Fshatar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë