Mjeku reanimator Fitim Marku u arrestua në flagrancë nga Policia e Tiranës në ambientet e Spitalit të Traumës. Ka qenë një person i infiltruar, i cili i dha para në shumën e 20 mijë lekëve të reja, që çuan në prangosjen e mjekut të njohur.

Kamerat filmuan momentin kur efektivët shoqërojnë me pranga në duar, mjekun Marku drejt makinës civile të uniformave blu për ta dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Mjeku reanimator u arrestua ndërkohë që ishte në krye të detyrës. Denoncimet e qytetarëve për marrjen e ryshfetit dërguan policinë në spital, në këtë operacion.

Nuk vonoi shumë dhe prokuroria me një njoftim zyrtar njoftoi se mjeku reanimator nuk është i vetmi i arrestuar. Në një operacion të koduar "Skaneri" organi i akuzës në Tiranë që drejtoi hetimet disa javore, tha se u arrestuan edhe një mjeke dhe një infermiere në Spitalin e Traumës.

Sipas hetimeve, të tre merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Hetimet vazhdojnë - thote prokuroria - për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korupsioni.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:49
Pas arrestimit të mjekut për ryshfet, reagon Spitali i Traumës: Drejtësia ta çojë hetimin deri në fund, ky rast të mos njollosë bluzat e bardha

1663951763_1482840529bigdsc6889.jpg

Spitali Universitar i Traumës ka reaguar pas arrestimit të një mjeku të këtij spitali për marrje ryshfeti 20.000 lekë, ku inkurajon drejtësinë që ta çojë deri në fund hetimin për mjekun.

“Nisur nga ngjarja e sotme e ndalimit të mjekut me inicialet F.M, Spitali Universitar i Traumës inkurajon organet e drejtësisë për të çuar deri në fund hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë këdo që përfshihet në veprime të kundërligjshme, përkundrejt shërbimit që ofrohet për qytetarët. Raste të tilla nuk duhet të përkthehen në njollosjen e të gjitha bluzave të bardha, mjekëve dhe infermierëve, të cilët e kryejnë me përkushtim dhe korrektesë punën e tyre çdo ditë në shërbim të pacientëve. Garantojmë qytetarët se, në Spitalin Universitar të Traumës nuk u ndërpre dhe nuk do të ndërpritet në asnjë moment shërbimi për këdo që ka nevojë për kujdes mjekësor”, thuhet në reagimin e spitalit të traumës.

Ora 18:07
U merrnin ryshfet pacientëve te spitali i Traumës, shoqërohet edhe një infermiere dhe një mjeke tjetër

1656832509_trauma.jpg

Një tjetër mjeke dhe një infermiere janë shoqëruar nga Policia, pas operacionit antikorrupsion që u zhvillua sot në spitalin e Traumës.

“Merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave, arrestohet mjeku, shoqërohen dy të tjerë. Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’. Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm:

F.M., me profesion mjek reanimator;

K.B. me detyrë infermiere; dhe

S. B., me detyrë mjeke.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korrupsioni”, thuhet në njoftim.

Ora 16:12
Pranga mjekut për ryfshet te Spitali i Traumës, Burime: Pritet një tjetër arrestim

1663940506_A1.jpg

Pas arrestimit të mjekut Fitim Marku për ryshfet, Burime për Report Tv bëjnë me dije se pritet një tjetër arrestim.

Ora 16:02
Si u arrestua mjeku te Trauma, e futi ‘në kurth’ agjenti i infiltruar, i ofroi para

 

Për mjekun Fitim Marku kishte pasur shumë denoncime se merrte para dhe kjo ka bërë që policia ta monitoronte deri në momentin e prangosjes.  

Në spital është futur si pacient një agjent i infiltruar, i cili i ofroi mjekut shumën prej 20 mijë lekësh, të cilën ai nuk e ka refuzuar.

Ora 15:33
Momenti kur mjekun e arrestohet në spital, me uniform futet në furgonin e policisë

 

Këto janë pamjet nga momenti kur policia ka arrestua rmjekun në Spitalin e Traumës. Ai ka qenë në momentet e punës kur është kapur duke marrë 20 mijë lekë për të ofruar shërbimin ndaj një pacienti.