Në pritje të përgjigjeve, ekipi i Partizanit i nënshtrohet testimit për COVID-19

Në pritje të përgjigjeve, ekipi i Partizanit i nënshtrohet testimit për COVID-19

Pas lajmit se dy futbollistë të Partizanit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, klubi ka njoftuar se testimi është kryer për të gjithë ekipin.

Klubi thotë se tamponët janë marrë në zbatim të protokolleve të ministrisë së shëndetësisë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, në prag të takimit me skuadrën e Tiranës që do të zhvillohet nesër.

"FK Partizani njofton se gjithë ekipi ka kryer testet për COVID-19. Në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, si dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, të gjithë lojtarët dhe stafi ju nënshtruan tamponëve sonte në mbrëmje, mbasi dy prej pjesëtarëve të skuadrës Deian Boldor dhe Besnik Ferati rezultuan pozitiv me COVID-19. Testimi për të gjithë skuadrën është kryer për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në prag të takimit ndaj Tiranës në program ditën e premte", thuhet në njoftimin e klubit të Partizanit.

Ndërkohë do të pritet rezultati për gjithë ekipin dhe më pas për të parë nëse do të zhvillohet ose jo ndeshja.

Epidemiologia Rovena Daja e ftuar në "Repolitix' në Report Tv tha se pjesëtarët e ekipit të vetëizolohen, ndërsa këshilloi që ndeshja mos të zhvillohet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veseli: 09/07/2020 08:16

    Albano me e pas ti virusin vllai, e ka mar ene gjith rruga peti...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane