Luizi dhe Kiara kanë ndarë për fansat e tyre disa pamje nga shtëpia e re. Prej kohësh çifti është shprehur se kanë dëshirë që të shpërngulen para lindjes së vajzës.
Luizi ka publikuar një video në insta story së bashku me Kiarën ku duken mjaft të lumtur për përfundimin e shtëpisë.
“Kjo është pamja prej ballkonit tonë. Edhe pak edhe hyjmë të shtëpia e re. Edhe pak, edhe pak, kur të dalë vajzukja në ballkon me mu. O zot u bëmë edhe me shtëpi, po jua tregoj një pjesë të vogël. I kemi shtruar edhe parketin, gjithçka në rregull, tani na ka mbetur veç pjesa me e pagu, gjëra të vogla”, thotë këngëtari.
po ti e gezofsh o LUIZ o drite pac vetem dite te bukura o zot
Përgjigju