Drejt 41 bis-it, SHBA fond shtesë prej 920 mijë dollarësh për burgjet

Drejt 41 bis-it, SHBA fond shtesë prej 920 mijë dollarësh për burgjet

Mbështetja e Shteteve të Bashkuar të Amerikës, për miratimin e Reformës në Drejtësi ka qenë e madhe, e kjo është përkthyer edhe në fonde për sistemin e ri që po ngrihet.

Më 1 tetor, Shtetet e Bashkuara kanë akorduan një fond shtesë prej 920,000 dollarë në mbështetje të programeve të ligjzbatimit në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë me dije ambasada e SHBA-së në vendin tonë, duke theksuar edhe mbështetjen e tyre për të ndihmuar Shqipërinë që të ndërtojë një sistem drejtësie penale që të jetë i efektshëm dhe transparent.

Fondi shtesë vjen në një kohë, kur Shqipëria po përgatitet të vendosë në funksion regjimin 41 BIS në dy burgje, në Peqin dhe te 313 në Tiranë, për izolimin e personave të rrezikshëm.

“Një sistem i përmirësuar burgjesh është thelbësor për përpjekjet e vazhduara të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit dhe luftuar krimin e organizuar. Më 1 tetor, Shtetet e Bashkuara akorduan një fond shtesë prej 920,000 dollarë në mbështetje të programeve të ligjzbatimit në Shqipëri, duke e rritur totalin e mbështetjes së SHBA në 5.1 milionë dollarë.

Ndihma shtesë do të kontribuojë për Planin e Veprimit për Burgjet 2019 të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat do të kenë në shënjestër reformat brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të profesionalizuar edhe më tej sistemin korrektiv, përforcuar sigurinë publike, dhe zbatuar masa energjike kundër aktivitetit kriminal të organizuar. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në mënyrë të palëkundur për t’i mbështetur këto përpjekje dhe për të ndihmuar Shqipërinë që të ndërtojë një sistem drejtësie penale që të jetë i efektshëm dhe transparent.”, -thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Po ashtu, priten që të ngrihen edhe dy institucionet e reja, siç janë SPAK dhe BKH, të cilat kanë në shënjestrën korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.

Postimi i ambasadësh së SHBA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen