Dardan Shabanhaxhaj është lojtari më i ri i Rubin Kazan në Rusi. 22-vjeçari shqiptar ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke lënë NS Muran në Slloveni dhe për të firmosur me Kazanin ku gjen Mirlind Dakun.
I lindur në Austri, Dardan Shabanhaxhaj nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur me kombëtaren shqiptare dhe trajneri Sylvinho e ka në plane. Në pritje të ftesës nga braziliani, Dardan Shabanhaxhaj ka kaluar në një kampionat më të fortë ku së bashku me Dakun do formojë dyshen e sulmit.
22-vjeçari ka luajtur dy ndeshje me moshat U-16 të Kosovës dhe dy me U-21 e Austrisë. Me kontratë deri në verën e 2028, Rubin Kazan ka besim se do përfitojë nga forma e shqiptarit dhe kërkon ta shesë më shumë në të ardhmen.
I rritur te Sturm Graz në Austri, Dardan Shabanhaxhaj këtë sezon në Slloveni ka luajtur 19 ndeshje duke shënuar shtatë gola dhe dhuruar tre pasime finale.