Në pritje të një çadre, familja me 6 anëtarë ndërton vetë baraken me llamarina...Të tjerë me shpresë nga 1.15 mld euroshi ndërkombëtar (VIDEO)

DURRES - Kanë kaluar rreth tre muaj nga tërmeti i 26 nëntorit por ende janë aktuale pasojat që la pas. Shumë familje jetojnë në çadra, disa janë sistemuar në banesa me qira, ndërsa disa të tjerë kanë gjetur një alternativë tjetër, të ndërtosh vetë një barake për ditët e ftohta të dimrit.

E tillë është familja e Petrit Ibraj nga fshati Fllakë në bashkinë e Shijakut. Kjo familje me 6 anëtarë, midis tyre dhe Petriti i cili është invalid dhe qëndron në një karrige me rrota, për të përballuar dimrin e ftohtë iu desh që të ndërtonin vetë një barake me llamarina, pasi as dhe një çadër nuk e kanë marrë.

Banesa e tyre ka pësuar dëmtime të rënda nga lëkundjet e forta sizmike të 26 nëntorit që tronditën vendin tonë.

"Kam tre muaj që rri në barake qëkur tërmeti i 26 nëntorit na dëmtoi shtëpinë. Ne kemi frikë të futemi në banesë, dëmet i kanë shikuar dhe nuk na kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi. As çadër nuk na kanë dhënë, kam kërkuar një kontejner por nuk ma kanë sjellë", tha Petrit Ibraj.

Por Petriti shprehet optimist se pas konferencës së donatorëve ku Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro për rindërtimin e dëmeve nga tërmetit, shpreson që shumë shpejt do t'u jepet një zgjidhje për strehimin e tyre.

"Shpresoj që me këtë konferencë të na bëjnë shtëpinë dhe them që do ndërtohet", tha Petrit Ibraj.

Qarku i Durrësit është dhe një ndër zonat më të prekura nga tërmeti. Meriman Peposhi është një tjetër banor nga fshati Shën Vlash i cili ka përfituar bonus qiraje, ndërkohë kërkon dhe verifikim të thelluar të dëmeve të banesës pasi sipas tij nuk është vlerësuar në shkallën e duhur të dëmeve.

"Kabina është private ma ka sjellë një kompani që unë punoj. Fëmijët kanë frikë të rrinë këtu dhe kam shkuar në banesë me qira. Kam marrë një muaj bonus qiraje. Kanë ardhur dhe e kanë klasifikuar me DS3, kjo me sy të lirë duken 6 kolona të këputura. Këtu rrezikon të kalosh jo më të jetosh këtu. Të vijë një inxhinier me diplomë dhe të më thojë jetohet apo nuk jetohet këtu", tha Meriman Peposhi.

Ndërkohë në bashkinë e Durrësit kanë aplikuar online për të përfituar nga programi i strehimit më shumë se 7200 banorë. 29 shkurti është dhe afati i fundit për tu regjistruar në platformën “Shtëpia ime”.

1582465744_fllakedurres2.jpg

1582465704_fllakedurres1.jpg

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City