Në pritje të një shëndetësie njerëzore
Edhe sot e kësaj dite, në gjithë këto vite demokraci e zhvillim, shëndetësia është një nga pikat më të trishtuara që ne kemi mundur të ndërtojmë. Sot, edhe më i pasuri i Shqipërisë, edhe njeriu me mundësitë më të mëdha financiare, për t’u kuruar nga një sëmundje e papritur, nga një aksident, nga një e keqe shëndetësore, nga e cila askush nuk ka imunitet, duhet të mbledhë plaçka dhe familjarë e të ikë jashtë Shqipërisë, duke kaluar dogana, duke marrë avionë e makina për një sëmundje që mund të rëndohet edhe vetëm nga lëvizjet.
Edhe sot e kësaj dite, në gjithë këto vite demokraci e zhvillim, shëndetësia është një nga pikat më të trishtuara që ne kemi mundur të ndërtojmë. Sot, edhe më i pasuri i Shqipërisë, edhe njeriu me mundësitë më të mëdha financiare, për t’u kuruar nga një sëmundje e papritur, nga një aksident, nga një e keqe shëndetësore, nga e cila askush nuk ka imunitet, duhet të mbledhë plaçka dhe familjarë e të ikë jashtë Shqipërisë, duke kaluar dogana, duke marrë avionë e makina për një sëmundje që mund të rëndohet edhe vetëm nga lëvizjet. Askush, mendoj vërtetë askush, nuk është aq i pasur dhe aq i pushtetshëm në Shqipëri, sa të ketë të siguruar një shërbim shëndetësor dinjitoz. Asnjë strukturë shtetërore, apo private nuk ofron shërbim të plotë: Ose mungon një gjë, ose një tjetër.
Kur problemi qëndron edhe për një shtresë super të pasurish, po qytetarët që kanë mundësi të vogla e të mesme financiare? A mund t’i afrohen ata strukturave private? Gati e pamundur, ose u afrohen për shërbimet minimale, të reduktuara.
Pa llogaritur ankthin ku jetojnë mjekë dhe pacientë ndërsa përballen me njëri-tjetrin me rregulla të paqarta që i çojnë në një ekzistencë reciproke denigruese.
Shkatërrimi i Shëndetit publik shqiptar (ose mosrimëkëmbja asnjëherë e strukturave shtetërore) ka ecur me të njëtin hap të lulëzimit të klinikave private, por as këto, sot, nuk mund të ofrojnë një shëndetësi europiane. Për këtë shkatërrim janë përgjegjëse të gjitha qeveritë e 20 viteve, edhe pse është akoma më e trishtë që kulmin po e arrin në periudhën kur Qeverinë e drejton Doktori. Rama tani për tani ka meritën që po transformon çështjen e Shëndetësisë në një temë fushate elektorale.
Ndoqa nga Elbasani shëndetësinë që mendon të realizojë kryesocialisti pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Ashtu si e thotë është shëndetësia që të gjithë do të meritonim: të djathtë, të majtë, ekstremistë, nacionalistë, patriotë apo artistë. Jemi të gjithë të barabartë para Shëndetit. Kemi nevojë për një shëndetësi të drejtuar dhe e menduar nga mjekët dhe jo ministrat. Shëndetësi me mjedise dinjitoze dhe mirëorjentuese. Shëndetësi ku paratë që investohen, të mos shërbejnë për të vënë pllaka mbi pllaka dhe tendera të korruptuar, por të kujdeset për furnizimin me ilaçe në sasinë dhe kohën e duhur! Shëndetësia njerëzore, si për mjekun ashtu dhe pacientin.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.8%
-
Të gabuar
14%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6396
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn, 2,8 vite burg! Dënohen dhe 2 të tjerët
23 Dhjetor, 14:15
-
Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi akuzon Spiropalin: Keni 2 muaj që s’mblidhni Këshillin për mandatin e deputetit Vullnet Sina, po e mbroni me procedurë
23 Dhjetor, 14:15
-
Kosovë/ Policia sekuestron një sasi të madhe të armëve të ftohta në Prishtinë
23 Dhjetor, 14:10
-
Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit
23 Dhjetor, 13:58
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itinerari/ 'Giro D'Italia' tre etapa në Shqipëri, nis nga Durrësi për në Tiranë! Përshkon Vlorën dhe bregdetin e jugut
23 Dhjetor, 13:52
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari e anasjelltas
23 Dhjetor, 13:45
-
Debate te Konferenca/ Zhupa: Argumenti juaj s’qëndron, Kushtetuesja lejon Komisionet Hetimore! Bardhi: Në vjedhje e populizëm s’ju konkurrojmë dot
23 Dhjetor, 13:44
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pika kufitare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve
23 Dhjetor, 13:37
-
Nuk shkoi në Eurovizion, Elvana Gjata fshin gjithçka nga Festivali
23 Dhjetor, 13:35
-
Honda shkrihet me Nissan sjellin kompani të re të përbashkët prodhimi
23 Dhjetor, 13:29