Në pritje të vendimit për ndeshjen Bylis-Tirana, sot mbledhja e radhës e Etikës

Në pritje të vendimit për ndeshjen Bylis-Tirana, sot mbledhja e radhës e Etikës

Foto nga ndeshja Bylis-Tirana

Sot duke nisur nga ora 14:00 nis mbledhja e radhës e Komisionit të Etikës për hetimin e ndeshjes Bylis-Tirana e dyshuar si e trukuar. I gjithë opinioni sportiv është në pritje të një vendimi për atë ndeshje që shkaktoi shumë polemika.

Pasi ka pyetur të dyja ekipet Komisioni i Etikës në mbledhjen e sotme do të ketë në tryeze të plota raportet dhe çdo detaj për atë takim. Dëshmitë e protagonistëve  por edhe një dëshmi shtesë me shkrim që duhet të sjellë Presidenti i Tiranës Refik Halili. Dje kreu i FSHF Duka tha se po bashkëpunohet edhe me UEFA-n dhe juristë vendas e të huaj për të krijuar një dosje të plotë me të dhëna dhe fakte.

Report Tv dhe Shqiptarja.con kontaktuan me kryetarin e Komisionit të Etikës Fatmir Braka për të mësuar se në ç'pikë është hetimi dhe kur do të merret ndonjë vendim por ai tha shkurtimisht se është një çështje në hetim dhe nuk mund  të japë detaje.

Ashtu edhe si në raste të tilla të ngjashme nuk është e lehtë të vërtetohen akuzat për trukim por nëse në këtë ndeshje ka pasur fiksim rezultati është paralajmëruar se dënimi do jetë shembullor./ Përgatiti Andi Kapxhiu

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Etika: 22/07/2020 13:50

    Ngeli etika te federata ,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë