Ndërkohë kryeministri Rama i falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë, si dhe për nismën për t’ju drejtuar me një letër BE-së për të mbështetur statusin kandidat për Shqipërinë. Në takim u ndanë mendime rreth qasjes europiane ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Rama rikonfirmoi pikëpamjen se është pikërisht aspirata europiane e të gjitha vendeve të rajonit që bëri që ky të jetë viti i parë në paqe. Një tjetër pikë ishte dhe rritja e bashkëpunimit dypalësh dhe për reformën në sistemin e drejtësisë. Kryeministri, nënvizoi se Qeveria është e vendosur në këtë sfidë jetike për shoqërinë shqiptare. Nga ana tjetër ministri i Drejtësisë Brandstetter ofroi mbështetjen e Austrisë, në të gjitha përpjekjet e Qeverisë për reformimin e sistemit të drejtësisë.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
(g.f/shqiptarja.com)