Në protestë përfaqësues të 'Vetëvendosjes'! Bojken Abazi: Të largohet dhe arrestohet Ardi Veliu, manipuloi vrasjen e  Klodjan Rashës         

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Tiranë, Bojken Abazi ishte i pranishëm në protestë ku shprehet për Report Tv se në vend është vendosur një shtet policor dhe protesta po zhvillohet pikërisht për këtë arsye dhe dhunës së ushtruar ndaj tyre.

Abazi kërkon dorëheqjen e Ardi velitu duke e cilësuar si kryepolicin e shtetit policor, ndërsa shkon deri në kërkimin për arrestimin e tij, pasi ka manipuluar provat për vrasjen e Klodjan Rashës.

"Këto protesta po zhvillohen kundër dhunës dhe pushtetit policor. Pamë që dha dorëheqjen ministri i Brendshëm, ndërsa kryepolici i shtetit policor, Ardi Veliu vijon të drejtojë policinë dhe kërkesa jonë është që të shkarkohet Veliu dhe kjo do të qetësonte disi gjendjen. Gjithashtu ne kërkojmë dhe arrestimin e tij, pasi ai është përpjekur për të manipulojë provat për vrasjen e Klodjan Rashës", tha Abazi


Lajmi kryesor:

Mbyllet dita 6-të e protestës pa tensione, nuk kishte prezencë të të miturve! Protestuesit të pakët në numër, të pranishëm dhe anëtarë të 'Vetëvendosjes'


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja