Në protestën antidrogë të PD
dhe kreu i komunës Lazarat 

Në protestën antidrogë të PD<br />dhe kreu i komunës Lazarat 
TIRANE-  Thirrjes se kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të protesuar para Parlamentit i janë bashkuar dhe qindra qytetarë nga shumë rrethe të vendit. Çdo kryetar bashkie ose komune demokrat kishte marrë një ditë më parë detyrën për organizimin e transportit të protesuesve nga rrethet. 

Për organizimin e demokratëve të Gjirokastrës që erdhën për të protestuar kundër qeverisë së narkotrafikut kjo detyrë i ishte ngarkuar kryetarit të komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, i zgjedhur në këtë post prej vitit 2003. Gazetarët e “A1 Report” zbuluan të parët praninë e Dasho Alikos në protestën e organizuar nga PD para Parlamentit, ndërsa televizioni A1 REPORT transmetoi i pari pamjet që tregonin Alikon në mesin e protestës.

Aliko ka mundur të sjellë në Tiranë rreth 50 persona, kryesisht bashkëfshatarë të tij, demokratë të orëve të para të cilët e shoqërojne sa herë në Tiranë Partia Demokratike ka tubime vijnë me makinat e tyre luksoze. Demokratët e Lazaratit nuk kanë munguar as në protesten e rradhës për të cilën ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeverinë aktuale se e ka kthyer Shqipërinë në një Kolumbi.



Në protestë me Dasho Alikon, kreun e komunës Lazarat i zgjedhur i PD-së, nuk kanë munguar dhe ish-drejtues të Policisë së Shtetit.

Për minuta të tëra me Alikon ka qëndruar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushi si dhe ish-drejtori i policisë së Gjirokastrës Ajet Ibro.

Ibro dhe Çaushi kanë shoqëruar gjatë protestës kreun e komunës Lazarat, ndërsa në distancë qëndronin dhe shoqëruesit e Alikos të cilët kanë ardhur me të nga Lazarati prej orëve të para të mëngjesit.

Ajet Ibro Bernard Çaushin  me logo
(Në foto majtas, Dasho Aliko dhe Bernad Çaushi, djathas ish drejtori i Policisë Gjirokastër Ajet Ibro)

Më tej Aliko ka qënë i pranishëm në protestën e organizuar nga PD dhe në shoqërinë e figurave të tjera qëndore të Partisë Demokratike ku dhe ai bën pjesë.
 
Sakaq, në mesin e protestuesve është vënë re edhe prezenca e Hivzi Bushati, që drejtonte forcat speciale më 21 Janar 2011, kur u vranë katër protestues, u plagosën dhe u dhunuan dhjetëra të tjerë.

Hivzi Bushati
(Në foto, Hivzi Bushati, drejtues i forcave speciale në protestën e 21 Janarit  2011)

erzen brecani me logo

(Në foto, Erzen Breçani, ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës)

Protesta e PD-së e filluar rreth orës 10:20 të paradites së sotme u mbyll pas gati 5 orësh rreth orës 15:00.


(Video, Aliko me ish-drejtues të policisë në protestë)
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim