Prej pak ditësh në Teatrin e Operas, Ansambli Popullor po bën provat e fundit.
“Është një shfaqje unikale për nga përmbajtja, mënyra e ndërtimit koncepti përmes të cilit është ndërtuar”, thotë regjisori e kompozitori i shfaqjes Gerti Druga.
Datëlindjen e 65-të, trupa ka zgjedhur ta festojë bashkë me publikun. Në skenën e Operas, mbrëmjen e së mërkurës e të enjten në orën 19.00 , sjellin një performance që zgjon tabanin me shfaqjen repertor “Trimat e Jutbinës” bazuar në “Tregimet e Moçme” të Kutelit.
“Në thelb mban të gjithë emocionet dhe anën shpirtërore të një kombi, duke përfshirë edhe pjesën e traditave që ne kemi kaq të rëndësishme dhe kaq të bukur”, tregon më tej Druga.
Janë 11 rrëfenja, që siç thotë regjisori e kompozitori Gerti Druga, konceptohen në formën e një ëndrre, ku e kaluara të sillet në skenë përmes legjendave, eposit, kërcimit tradicional si “Vallja e Burrave” që mban gjurmët e Rexhep Çelikut, a “Vajtimit të Ajkunës”, të përshtatur në libret nga autori i ndjerë Petrit Ruka.
“Është një shfaqje që nuk njeh moshë, i përket edhe fëmijëve, edhe të rriturve. Një shfaqje që i prek të gjithë”, shton më tej.
Në sfond Eposin e Kreshnikëve do ta rrëfejë, grafika e Gazmend Lekës ndërsa zëri i Hatixhe Lushit dhe Gëzim Halilit… ringjallin figurën e Mujit e të Ajkunës, rrethuar nga zanat, orët, trimat e agallarët e Jutbinës që në dy mbrëmje jetësohen, përmes artistëve të Ansamblit.
A.D/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
47.9%
-
E gabuar
44.3%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 2094
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Qëlloi efektivin që po e ndiqte me 2 plumba në bark, Klered Bozhanaj në gjykatë: Jam amerikan, jo shqiptar! Avokati kërkon shtrim në psikiatrik
23 Shtator, 10:24
-
Tirana pret Festivalin Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor nën drejtimin e koreografit me famë botërore, Preljocaj: Shfaqje dhe kurse kërcimi falas
22 Shtator, 22:33
-
VIDEO/ Momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e 'Shqiponjave' në Tiranë, Alleshi futet duke çaluar në lokal
22 Shtator, 21:29
-
'Ndal policia!' Dëshmia e pronarit të lokalit që transportoi policin në spital, identifikoi dhe Klered Bozhanaj
22 Shtator, 16:57
-
Vëzhgimi i Report Tv, bombolat me azot tregtohen online! 640 gr kushton 9 mijë lekë të reja! 2 kg kushton 13 mijë lekë të reja
22 Shtator, 16:46
-
'Ik më lini rehat!' Report TV zbardh dosjen e Klered Bozhanaj: Ndjekja nga lulishtja nëpër shkallët e pallatit! Më pas të shtënat që plagosën policin
22 Shtator, 16:09
-
Historia e dhimbshme e një prej dëshmitarëve më të rëndësishëm të ‘Gërdecit’. Ish-funksionari i Ministrisë së Mbrojtjes azil në Francë: Ministri më siguroi se nuk të ndodh gjë!
22 Shtator, 15:05
-
Tentoi të vriste pronarin e një hoteli një vit më parë, lirohet reperi ‘Vinz’! Pjesë e bandës së drogës në Londër
22 Shtator, 14:24
-
Ndodhi në Tiranë/ 32-vjeçarin e zë korenti në shtëpinë e tij, arrestohen 2 shoferë të dehur
22 Shtator, 13:28
-
‘Jam komandant i Pentagonit!’ Qëlloi patrullën e plagosi policin në Tiranë, ja çfarë dëshmoi Klered Bozhanaj! Report Tv zbardh dosjen
22 Shtator, 09:52
-
Tiranë/ Qëlloi me dy plumba efektivin e ‘Shqiponjave’, kapet duke hyrë në banesë Klered Bozhanaj, bëri rezistencë në sy të familjes
21 Shtator, 20:00
-
Konviktet, 'shpëtimi' i studentëve për të përballuar jetesën në Tiranë, e reja nga Kukësi: Në dy javë harxhoj 3 mijë lekë të reja, ushqimet mi jep familja
21 Shtator, 18:23