‘Në qershor hapet ura e Babrroit’ , Veliaj inspekton punimet: Bashkon Tiranën dhe Kamzën, park linear për banorët e zonës

Punimet në urën e Babrroit janë duke përfunduar, ndërsa në muajin qershor pritet që të aksesohet edhe nga automjetet.

Këtë e bëri të ditur, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot  inspektoi punimet te Ura e Babrroit, ndërsa kërkoi bashkëpunim nga banorët, që të tregojnë pak durim deri në përfundimin e saj.

“Mezi pres që ta hapim në fund të qershorit, që të gjithë ata që do të shkojnë mes Kamzës dhe Tiranës, Babrrusë, Paskuqanit gjatë verës, të ndihet një lehtësim. Kërkoj bashkëpunimin nga banorët edhe kur të kemi prishje, sidomos për prishjet e ndërtimeve pa leje, që siç shikohet tani janë bërë vërtet pengesë. Na rroftë që kemi bërë urën, se në momentin që përballemi me ndërtime pa leje në anën tjetër, sigurisht që do t’i trajtojmë sipas rregullave të shpronësimit dhe të rindërtimit, por edhe ata duhet ta pranojnë se qyteti nuk mund të pengohet”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku bëri me dije se hapja e urës së Babrroit, më shumë do tu shërbejë banorëve të këtyre zonave. Veliaj  tha, se do të ketë ndikim edhe në rritjen ekonomike.

“Ne i gëzohemi turistëve që vijnë dhe parave që shpenzojnë këtu, por harrojmë se qyteti nuk ndërtohet nga turistët, por nga njerëzit e punës. Pjesa më e madhe e njerëzve të punës jashtë Tirane vijnë nga Kamza, Paskuqani dhe Babrroi. Janë njerëz që punojnë çdo ditë me ndershmëri, kryesisht në sektorë shërbimesh, në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës. Por, mënyra se si vihej nga Kamza në Tiranë nuk ishte aspak dinjitoze. Sot kemi reflektuar dhe kjo urë do të bashkojë Tiranën dhe Kamzën në një lidhje e cila më shumë se sa lidhje infrastrukture, është një lidhje ekonomike”, tha Veliaj. 

Pas përfundimit të urës, Veliaj tha se bashkia ka menduar që, në njërën anë të lumit të jetë Unaza e Madhe, ndërsa në anën tjetër të krijohet një park linear, i cili do të shërbejë për të gjithë banorët e zonës.

“Ne i shkonim larg lumit se s’dinim si ta trajtonim lumin në ditët e veta të përmbytjeve. Tani që e kemi trajtuar, lumi duhet të kthehet gjithashtu në një park. Kur shikoj që shumë segmente janë lulëzuar, janë mbjellë, njerëzit fillojnë dalin shëtitje, lumi krejt papritur nga rrezik, kthehet në një mundësi. Pra, në njërën anë të lumit do kemi autostradën, unazën, e cila po ecën me ritme të jashtëzakonshme nga ARRSH-ja, ndërsa në anën tjetër të lumit do të kemi një park linear”, nënvizoi ai.

 

 

 

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit